Pukë, vaksinë kundër verdhëzës për 3 mijë fëmijë
26/04/2005 Shoqata “Kavalierët e Maltës” ka sjellë në Shqipëri rreth 10 mijë doza vaksina, kundër hepatit A dhe B. Këto vaksina do të përdoren përreth 3 mijë fëmijë të rrethit të Pukës. Brenda muajit do të bëhet doza e parë e vaksinës, pas dy muajve doza e dytë dhe më pas e treta. Kjo vaksinë do të aplikohet deri te fëmijët 15 vjeç. Aplikimi do të bëhet nga punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik. Kjo shoqatë punon në Shqipëri, duke sjellë herëpashere ndihma që nga viti 1992-93.