Historia e Madhe e Ballkanit
26/04/2005 Luan Omari
Janë sfumuar “konfliktet"
Historia e madhe e Ballkanit, ky është projekti i ngritur nga shoqata ndërkombëtare e studimeve të Evropës Juglindore, nën kujdesin e UNESCO-s, i drejtuar nga profesori francez Andre Giju. Në mes historianëve të caktuar nga Ballkani, tema të veçanta u janë caktuar dhe dy studiuesve shqiptarë, Myzafer Korkuti dhe Pëllumb Xhufi.
Botimi i parë i përket antikitetit, i botuar në gjuhën frënge, ku në Shqipëri kanë mbërritur vetëm dhjetë kopje.
Megjithëse ende nuk është thënë asnjë fjalë nga studiuesit shqiptarë nëse ky botim ka merita, nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Luan Omari, thotë se historiografia asnjëherë nuk mund të mbërrijë në konkluzione për shkak të pikëpamjeve. Në këtë rast, ky botim nuk përbën një histori të unifikuar, veçse një projekt që ka tentuar të vendosë përballë teza, përmes të cilave mund të jenë shkërmoqur sado pak rrethanat kompleksive që kanë shoqëruar etnitë në Ballkan. Një vepër e tillë kolektive, për Omarin, paraqet mjaft vështirësi që të arrijë të kënaqë gjithë ato mendime ose obsione që ka secila palë. Gjithsesi në këtë botim, zv.kryetari i Akademisë vlerëson faktin që, kujdesi i profesorit francez ka të bëjë me mënyrën e sfumuar të paraqitjes së pikëpamjeve të historianëve.
”Atje ku mendimet nuk mund të pajtoheshin, ai, i ka paraqitur me teza të ndryshme, sipas historianëve, në mënyrë që të mos jenë interpretime të njëanshme, për të cilat historianët të mund të bien ndesh. Kjo, ndoshta ishte mënyra më e mirë për të paraqitur një histori Ballkani të unifikuar, megjithëse ka probleme shumë”.
Si lindi ideja e projektit për një histori të madhe të Ballkanit?
Prej disa vitesh shkencat ndërkombëtare për studimet e Evropës Juglindore kanë ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të hartuar një histori të re të popujve të Ballkanit, ku të paraqiten në mënyrë të unifikuar në disa vëllime, pikëpamjet e studiuesve ballkanas për historinë e Ballkanit. Ky projekt i rëndësishëm që ka patronazhin e UNESCO-s, realizohet nga shoqata brenda këtij organizmi ndërkombëtar. Projekti drejtohet nga një profesor francez Andre Giju, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës ndërkombëtare të studimeve të Evropës Juglindore. Brenda projektit marrin pjesë dhe studiuesit shqiptarë, mes studiuesve të caktuar nga disa vende të Evropës Juglindore. Secili vend dërgon temat që iu janë ngarkuar studiuesve nga profesori Giju.
Nga Shqipëria sa studiues janë caktuar dhe cilat ishin temat e caktuara?
Temat me saktësi nuk mund t’jua them, por janë caktuar studiues të ndryshëm nga Shqipëria. Këtë herë janë dërguar materiale nga Myzafer Korkuti dhe Pëllumb Xhufi për vëllimin e parë. Këto punime të vendeve të ndryshme janë zhvilluar, janë shkrirë nga profesori francez në një tërësi të vetme, ku autorët vetëm shënohen si emra. Projekti ka nisur udhën, duke dalë vëllimi i parë që i përket periudhës antike, i botuar në gjuhën frënge.
A ka qarkulluar ky botim ndër akademikët dhe studiuesit e këtushëm, si ka qenë reagimi?
Botimin e kam parë. Këtu në Shqipëri kanë mbërritur vetëm dhjetë kopje, që janë shpërndarë nëpër Institutet e Akademisë dhe në Bibliotekë, jo në shqip, por në gjuhën frënge.
Në bazë të botimit të parë, a mund të thuhet se ky projekt ia ka arritur qëllimit të pasqyrojë objektivitetin mbi Ballkanin?
Një vepër e tillë kolektive, që i përket gjithë vendeve të Ballkanit, natyrisht është e vështirë që të kënaqë të gjitha ato mendime ose obsione që ka secila palë. Madje dhe kujdesi i profesorit francez Giju, ka qenë që t’i paraqesë në mënyrë të sfumuar këto pikëpamje. Atje ku mendimet nuk mund të pajtoheshin, ai i ka paraqitur me teza të ndryshme, sipas historianëve, në mënyrë që të mos jenë interpretime të njëanshme, për të cilat historianët të mund të bien ndesh. Kjo, ndoshta ishte mënyra më e mirë për të paraqitur një histori Ballkani të unifikuar, megjithëse ka probleme shumë komplekse.
A mund të na thoni se cilat kanë qenë konkretisht disa piketa, të cilat kanë qenë kompleksive për t’u interpretuar nga historianët për Ballkanin, ose që kanë paraqitur vështirësi në hartimin e këtij teksti?
Dihen praktikisht, po të marrin Shqipërinë, që në kohë të lashtë ka pikëpamje kontestimi midis studiuesve grekë e shqiptarë për natyrën etnike të Epirit. Ne themi që Epiri ka qenë mbretëri ilire, pra i përket Ilirisë së jugut. Kurse studiuesit grekë priren nga teza tjetër, se Epiri ka qenë grek, një shtet grek. Vërtetë ata cilësoheshin barbarë, nga ana e grekëve, jo sepse flisnin gjuhë të ndryshme nga greqishtja, por, sepse kishin mënyrë organizimi shtetëror, traditë të ndryshme nga ajo e grekëve. Mendimet e grekëve i kanë përqafuar disa historianë të huaj, sikurse pikëpamjen tonë e kanë përkrahur disa historianë të tjerë evropianë. Pra, në këtë pikë ka pasur mjaft teza të kontestueshme.
Pra, në këtë histori të madhe të Ballkanit, cili ka qenë interpretimi përfundimtar, cila tezë ka “triumfuar” mbi Epirin?
Në historinë tonë, sigurisht që Epiri është vend Ilir dhe është e qartë kjo çështje. Kurse në historinë e madhe të Ballkanit, për këtë jepen teza të ndryshme.
Në këtë mes nuk mund të flitet për “triumf”, pasi kjo histori nuk merr përsipër të nxjerrë përfundime. Por secili paraqet tezat, ku secili lexues nxjerr vetë konkluzione. Por të tilla mendime për historinë e Ballkanit ka sa të duash. P.sh. po të marrim rolin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Ka historianë në vendet ballkanike që thonë se, shqiptarët kanë qenë ushtarakë të Perandorisë Osmane, që kanë ndihmuar për të shtypur popujt e tjerë të Ballkanit. Kurse pikëpamja jonë është që vërtet ka pasur shqiptarë që kanë qenë vizirë të mëdhenj të osmanëve, por populli shqiptar ka bërë një sërë kryengritjesh të panumërta, që nga vdekja e Skënderbeut deri në shpalljen e Pavarësisë, të cilët kanë kontribuar së bashku në luftën e popujve të tjerë ballkanas, në tronditjen e themeleve të Perandorisë Osmane. Pra, ka pikëpamje të ndryshme, që zor se pajtohen dhe në këtë histori.
Antikiteti, një zonë shumë e nxehtë sa i takon etnisë së popujve në Ballkan. A mendoni se kjo periudhë e hershme e historisë është kryer me daljen e këtij botimi, apo ka akoma vend për interpretime të mëtejshme?
Historiografia shumë probleme nuk i zgjidh kurrë, veçanërisht për periudha ku nuk ka as dokumentacion të mirëfilltë, ku ekzistojnë vetëm tregime udhëtarësh, gur varrezash, botime spontane, ose monumente antikitetesh, që nuk janë as të plota dhe ndonjëherë shumë të dëmtuara. Prandaj është vështirë që disa çështje të zgjidhen përfundimisht. Por, historianët kanë këtë synim, të mundohen herë pas herë që përmes tyre t’i japin ushqim të mëtejshëm, për ta bërë më bindës pamjen e tyre. Kjo vlen jo vetëm për antikitetin, por dhe për periudha të ndryshme.
Sigurisht për periudha më afër nesh është më lehtë, sepse ka dokumente të shkruara që sqarojnë shumë probleme. Por, përsëri qëndron problemi tek interpretimi i tyre. Prandaj vazhdojnë akoma sot të botojnë vepra për periudha që kanë një trajtim të detajuar, shumë të hollësishëm, dhe në të kaluarën. P.sh., llogaritet që ka qindra vëllime kushtuar Napoleon Bonapartit dhe vazhdojnë të botohen, sepse përsëri ka çështje që janë objekt diskutimi, interpretimi. Pikërisht, sepse historia është e tillë që vazhdimisht i nënshtrohet analizës, kritikës dhe verifikimit të gjërave, i nënshtrohet pasurimit me fakte të reja. Historiografia është gjithmonë në vazhdim, edhe për periudha që konsiderohen pak a shumë të ndriçuara. Nuk ka periudhë të ndriçuar plotësisht. Gjithmonë ka vend për shtesa dhe gjykime të tjera, kundërshtime, korrigjime e kështu me radhë.
Meqë ka dalë botimi i parë i projektit për historinë e madhe të Ballkanit. A është parashikuar që kjo histori e interpretuar në këtë mënyrë të hyjë në librat shkollorë, pasi dihet fryma nacionaliste në vendet e Ballkanit?
Për këtë nuk është diskutuar, pasi ky nuk është një tekst shkollor, pasi është një projekt që ka të bëjë me një ndërmarrje shkencore. Pa dyshim mendoj që autorët seriozë të teksteve, qoftë të shkollave të mesme dhe atyre të larta, duhet t’i referohen këtij botimi, jo për t’i marrë detyrimisht ato çka thuhen atje. Sepse asnjë botim shkencor nuk ka pretendime që t’i imponojë pikëpamjet e veta të tjerëve, absolutisht. Por, natyrisht vetëm mund t’u referohet si një libër që mund të ketë gjëra që mund t’u shërbejë me mendime, që mund të jenë të vlefshme.
Në këtë aspekt, sigurisht, kjo duhet konsultuar nga historianë që kanë përsipër detyrën e hartimit të teksteve.
Po hidhemi prap tek ideja e interpretimit të historisë. A mendoni se është momenti për të shkruar një histori të unifikuar të Ballkanit, ndërkohë që problemet etnike nuk janë të zgjidhura?
Së pari, duhet sqaruar se kjo nuk është histori e unifikuar e Ballkanit. Titulli i saj është “Projekt për një histori të madhe të Ballkanit”, sepse nuk mund të ketë sipas kritereve shkencore një histori të unifikuar. Kjo do të ishte një përdhunim i lirisë shkencore, lirisë akademike. Secili historian që merr përsipër të shkruaj historinë, e shkruan sipas konceptimit të tij, prandaj nuk mund të merret përsipër t’i imponosh tjetrit një pikëpamje të unifikuar, të cilën nuk e ka, nuk e pranon. Kjo është histori e madhe e Ballkanit, që do të dalë me disa vëllime, e cila mundohet të paraqesë pikëpamje të ndryshme që kanë ballkanasit dhe atje ku ka mundësi, (sepse ka dhe periudha që nuk kanë kontestime) të paraqesë pikëpamje mbizotëruese, ose unike. Atje ku ka kontestime dhe ka mjaft periudha të tilla, historiani duhet të paraqesë tezën, interpretimin e tij dhe i lihet lexuesit t’i ballafaqojë dhe vetë ai të nxjerrë konkluzionet.
Ndaj ky është momenti që duhen të tilla vepra, që, sigurisht pa rrafshuar pikëpamjet, të japin objektivisht këto pikëpamje dhe mundësisht të venë fokusimin në ato pikëpamje që janë të përbashkëta. Se, në fund të fundit, probleme ka pasur jo vetëm Ballkani, por dhe vende të tjera, p.sh. kontestime të mëdha historike ka midis francezëve dhe gjermanëve, për karakterin etnik midis dy kufijve, për të cilat janë bërë dhe luftëra të përgjakshme. Megjithatë, kjo nuk ka penguar që gjermanët dhe francezët, sot, të jenë në Bashkimin Evropian dhe të jenë madje strumbullari i këtij bashkimi.
Kështu dhe Ballkani po shkon drejt një epoke të re, i integrimit në Evropë. Dhe, kjo nuk mund të bëhet pa një bashkëpunim, pa një mirëkuptim e kësaj i shërbejnë dhe vepra të tilla, të cilat nuk mohojnë ndryshimet, trashëgiminë, por që mundohen t’i kapërcejnë, qoftë për të paraqitur në mënyrë të kulturuar pikëpamje të ndryshme, qoftë dhe duke vënë në dukje ato aspekte pozitive që ka pasur Ballkani gjatë shekujve. Kështu që këto vepra i shërbejnë qëllimit të madh, ku ne synojmë sot të gjithë ballkanasit.
Me aq sa e keni vështruar vëllimin e parë dhe jeni në kontakt për vëllimet e mëtejshme, historianët nga Ballkani, qoftë dhe shqiptarë, a janë të çliruar në pikëpamjet e tyre nga fakti i të qenit “nacionalë”?
Një përgjigje për këtë është shumë delikate, sepse nuk mund të japë gjykime të prera. Sidoqoftë për historianët shqiptarë, mendoj se po përpiqen të emancipohen, të mos jenë të njëanshëm. Dy vëllimet e "Historisë së popullit shqiptar", të botuar së fundi, janë vëllime që tregojnë pikërisht këto përpjekje, pa hequr dorë nga pikëpamjet që kanë prej historiani.
P.sh., një botim që ka bërë Akademia e Shkencave, “Himara në shekuj”, është një botim që përfshin probleme të ndryshme etnike, gjuhësore, i trajtuar nga një grup autorësh të ndryshëm, në përgjithësi, përveç pak autorëve që kanë punë të sforcuar. Teza që ka pala shqiptare paraqitet objektivisht, pa sharje, pa tone konfliktuale, me historinë që mbartin pikëpamje të tjera. Është dhe një botim tjetër i prof.Kristo Frashërit po për Himarën, mbi karakterin etnik të Himarës, është një përmbledhje nga një vepër tjetër më e madhe që ai do ta botojë në të ardhmen, ku në mënyrë të koncentruar parashtrohen argumente të palës greke dhe shqiptare. Po me dokumente historike, ai afirmon pikëpamjet që ka vetë. Dhe është një libër shembullor për mënyrën se si i paraqet pikëpamjet e kundërshtarit, por në fakt këtë ia nënshtron një analize të ftohtë, mbi bazën e dokumenteve. Mendoj se kjo është mënyra më e drejtë e trajtimit të historisë. Them se ky botim i parashtron tezat objektivisht.
Sa i takon projektit për historinë e madhe të Ballkanit, nuk e kam lexuar me thellësi që të arrij në një konkluzion të kësaj natyre, të pyetjes suaj.