Solis: Qarkullojini barnat me rregull

26/04/2005 Nga kontrollet e ushtruara në disa spitale, vazhdojnë të vihen re mangësi në qarkullimin e barnave, brenda institutcionit, por dhe në reparte e pavione. Nisur nga kjo, ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, urdhëron që dokumentacioni i daljes dhe dorëzimit të medikamenteve nga depo në farmacinë e spitalit të plotësohen në kohën e duhur, sipas rregullave të vendosura. Fletëkërkesa nga ana e pavioneve dhe shërbimeve duhet të plotësohet në tre kopje, njëra nga të cilat duhet të ruhet nga kryeinfermierja e pavionit të paktën për një periudhë deri trevjeçare.
Ndërkohë duhet të mos pranohen dhe të mos bëhen hyrje në depo për barnat që nuk zbatojnë skadencën e tyre sipas afateve kohore të përcaktuara në kontratën e nënshkruar midis institucionit dhe firmës fituese. Blerjet me prokurorim të drejtpërdrejtë duhet të kryhen pasi të jetë bërë verifikimi i regjistrimit dhe çmimit në depo. Urdhërohet që të mos krijohen stoqe mbi nevojat në farmacinë e spitalit.
Për barnat stoqe duhet të shikohet lëvizja e tyre në spitalet fqinje, ose në spitalet e nivelit tercial, duke bashkëpunuar me drejtorinë spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Nga ana e shefave të reparteve të bëhet kujdes me përdorimin disa herë të panevojshëm të materialeve të konsumit dhe të medikamenteve. Nga ana e tyre duhet të organizohen konsulta për vendosjen e mjekimit në momentin e shtrimit dhe kur mjekimi do të ndryshohet, duke e dokumentuar në kartelën e të sëmurit. Minsitri urdhëron të bashkëpunohet më ngushtë me farmacinë e spitalit për përdorimin e medikamenteve me qarkullim të ngadalshëm.
Drejtoria e institucionit duhet të kryej kontrolle të herëpashershme.