Rinas, pushohen 125 punonjës
26/04/2005 Kompania gjermane “HOCHTIF Airport GmbH”, ka pushuar nga puna 125 punonjës të Aeroportit të Rinasit. Sindikata e punëtorëve ka reaguar ashpër dje ndaj pushimeve nga puna. Kjo kompani nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar, më konkretisht, grupi “Airport Partners”, ku lider është kompania gjermane “HOCHTIF Airport GmbH”, ka marrë përsipër rindërtimin e këtij aeroporti.
Investimi në total është 83 milionë euro dhe ndërtimi i Aeroportit të Rinasit do të bëhet me koncension për 20 vitet e ardhshme. Por, bashkë me nisjen e punimeve janë pushuar dhe punonjësit nga puna, të vjetër e të rinj, mjaft që kanë “dalë tepër”. Zbatimi i masterplanit do të realizohet në dy faza, ku faza e parë do të kushtojë 33 milionë euro dhe do të përfundojë në 2006. Gjatë kësaj faze parashikohet shtimi i numrit të pasagjerëve nga 600 mijë, në 1.5 milion në vit. Ndërsa, në fazën e dytë, që do të vazhdojë katër vitet e tjerë, pra deri në 2010 do të sigurohet infrastruktura e përpunimit për 3 milionë pasagjerë në vit.