Amerikë, Fredi Lumaj humb jetën në aksident

09/03/2005 Mbishpejtësia dhe dyshime për përdorim alkooli, sollën përplasjen
BRONX - Nju Jork: Gazeta konservative e Nju-Jorkut "Neë-- York Post", shkruan në faqen e kronikës se ishte një aksident i "llahtarshëm" tek ka vendosur titullin "Bronx Crash Horror". Duke iu referuar kësaj gazete, gazeta "Metropol" mësoi se një djalë i ri shqiptar, emigrant, vdiq mbrëmë pas mesnatës, pasi autovetura e tij u përplas me një shpejtësi të madhe pas një peme, në rrugën afër një restoranti i quajtur "City Island" në Bronks. Aksidenti tragjik ndodhi disa minuta pasi një kushëriri i tij e këshilloi viktimën që ai të ngiste autoveturën kujdesshëm!!! thanë raportet e policisë, duke pyetur një të afërmin e tij. Emri i viktimës është Fredi Lumaj, një 23-vjeçar, punëtor ndërtimor. Viktima kishte veçse katër vjet që ishte larguar nga Shqipëria, me qëllim të ndihmonte familjen në Shqipëri, kanë pohuar të afërm të tij.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi rreth orës 02.00 pas mesnatës, kur ai drejtonte autoveturën e tipit BMV, në maxhistralen e rrugës City Island, autoritetet e policisë vendore thanë kështu për ngjarjen. "Ai sapo e parakaloi me autoveturë kushëririn e tij në maxhistralen City Island Road, mbasi së bashku kishin frekuentuar një gjelltore anës rrugës, e quajtur "Portofino". Kushëriri i tij, Ermel Lumaj, 21-vjeçar, pas ngjarjes tragjike u tha policëve të qarkullimit rrugor se, "ai më tha fjalët e fundit - duke më këshilluar mua: të lutem mos ec shpejt, sepse policia do të na ndalojë". Ermeli, tregon se ata po ngisnin makinat të ndarë nga njëri-tjetri me dy autovetuara, kur menjëherë pa nga pas që kushëriri i tij 23-vjeçar, Fredi Lumaj, kërkonte të paraklonte me shpejtësi, duke fikur e ndezur dritat. "Nuk kaloi as një minutë dhe ai u përplas pas një peme në anë të rrugës". Autoambulancat e emergjencës, policia dhe zjarrfikësit që erdhën në vendgjarjen "sa të mbyllje e hapje sytë" e gjetën viktimën në gjendje kome. Mirëpo sipas raportit, ai u deklarua i vdekur në spital.
Ermeli tha se, Fredi atë natë kishte frekuentuar edhe një lokal me muzikë dhe pije alkoolike. Ai ka pirë me shumë se dy birra, tha. Kushëriri i tij u tha policëve dhe gazetarëve amerikanë se, Fredi ka qenë punëtor i mirë, ai punonte rreth 14 orë në ditë. Dhe atë ditë që shkuam në lokal për të pirë, ai kishte punuar gjithë ditën. Ermel Lumaj, tha se kushëriri i tij, Fredi, para se të shkonte në lokalin "Portofino", nëna i kishte gatuar darkën dhe po e priste. Një tjetër i afërm i tij e ka përshkruar atë si një njeri shumë të edukuar dhe punëtor, i dashur dhe i respektuar me familjen.