Vijon gjuetia e "Benz"-ave
09/03/2005 Dhe një "Benz" më tepër i grabitur. Ignet Deda, nga Elbasani, ka denoncuar mbrëmjen e së hënës humbjen e automjetit të tij. Autovetura me targa EL 2132 B ishte parkuar te bulevardi "Zhan D'Ark", ndërsa pronari ishte duke pirë kafe. Por në ato pak minuta që Deda qëndroi larg mjetit, hajdutët arritën ta vidhnin, duke u larguar pa lënë asnjë gjurmë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes. Në zonën e ish-Bllokut, një tjetër "Benz" i ka shpëtuar për pak hajdutëve. I parkuar në rrugën "4 Shkurti", pranë vilës 26, mjeti me targa të huaja CH 493 RA, pronë e Dion Gjinikës, u tentua të grabitej nga 2 të panjohur. Për fat, i zoti i tij ishte vetëm pak metra larg dhe i pikasi banditët. Kësisoj, ndërhyri për të mbrojtur pronën, duke përzënë vjedhësit që u larguan me vrap në drejtim të paditur.