Endacakët vjedhin farmacinë
09/03/2005 Dy endacakë kanë grabitur me thyerje mbrëmjen e së hënës një farmaci në rrugën "Brigada e tetë". Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut, bëjnë të ditur se efektivat e Komisariatit nr.2 kryen veprimet në vedngjarje dhe arritën të zbulonin autorët. Ata janë Saleo Stojani nga Korça dhe Klevis Çela, nga Vlora. Dy minorenët, endacakë të njohur si kontigjentë krimi, kanë marrë në farmaci 5 mijë lekë të reja. Mësohet se vjedhësit do të ndiqen në gjendje të lirë për shkak të moshës. Nuk është hera e parë që ata përfshihen në ngjarje kriminale. Dy të proceduarit janë autorë të grabitjes me thyerje të sallonit të bukurisë "Beauty shine". Materialet iu dërguan Prokurorisë për kompetencë. F.B