Deportohet klandestini nga Portugalia
09/03/2005 Mbrëmja e datës 7 mars ka shënuar arrestimin në flagrancë të Pëllumb Deliallisit. Burime nga Zyra e antikrimit ekonomiko-financiar bëjnë të ditur se, 32-vjeçari ishte deportuar nga autoritetet policore të Portugalisë në aeroportin e Rinasit, me linjën ajrore "Malev". Ai u arrestua, pasi kishte vënë në përdorim një pasaportë të falsifikuar. Vepra parashikohet nga neni 186 i Kodit Penal. Materialet në ngarkim të durrsakut iu dërguan Prokurorisë. Sakaq, po të hënën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për Arjan Xhajën. 45-vjeçari me banim në kryeqytet ka falsifikuar dokumentet e gjendjes civile për t'u pajisur me një pasaportë.