E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet me armë pa leje

09/03/2005  Përpos faktit që mbante në shtëpi një automatik pa leje, Astrit Marku nuk hezitoi të qëllonte në ajër në mes të fshatit. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.4, shprehen se 26-vjeçari me banim në Mëzez të Tiranës, u prangos pak orë pasi qëlloi me automatik. Uniformat blu që ushtruan kontroll në shtëpinë e tij gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale një kallashnikov me numër 17092743 dhe dy krëhëra me nga 30 fishekë. Arma dhe municioni mbaheshin pa leje nga i riu, që nga shpërthimi i depove të ushtrisë në vitin 1997. Kjo vepër parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal. Të njëjtat burime thonë se i prangosuri ka vetëm arsimin tetëvjeçar dhe nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. Materialet iu dërguan organit hetimor për të ndjekur më tej çështjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›