Kapen personat në kërkim
09/03/2005 Përfundojnë në prangat e policisë dy persona në kërkim. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës pohojnë se, mbrëmjen e së hënës u arrestua Jorgo Gjonuzi. 31-vjeçari nga Saranda ishte shpallur në kërkim nga komisariati i vendlindjes, nën akuzën e favorizimit të prostitucionit, vepër e parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal. I kërkuari iu dorëzua uniformave sarandiote. Po të hënën, në Rinas u arrestua një tjetër i kërkuar. Shëptim Ruku ishte dënuar nga gjykata e Beratit me 20 ditë burg për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. 23-vjeçari ka qenë dënuar dhe njëherë më parë për tregtim të lëndëve narkotike.