Pafajësi skocezit racist me flamur shqiptar

09/03/2005 Çështja shkon në gjykatë. Procesi si shou i Jerry Springer në televizionin amerikan
Policia i kërkon falje vjehrrit të shqiptarit
Një pensionist skocez ka dalë përpara gjykatës skoceze me akuzat se ai ishte racist, sepse ka varur një flamur “nazist” në dritare që, në fakt, ishte flamuri kombëtar shqiptar. Gjykata e ka lënë të lirë të moshuarin, ndërsa policia e turpëruar i ka dërguar një letër, duke kërkuar falje.
Flamuri
Vjehrri skocez i një shqiptari, kërkonte t’i bëntë një surprizë dhëndrit, duke varur flamurin shqiptar në dritare, por për pak sa nuk ka përfunduar në burg. Një ngjarje e tillë i ka sjellë një bela të paimagjinuar pensionistit skoces nga Aberdinshire Ebenezer Melville, i cili u akuzua nga komshinjtë me origjinë hebreje se kishte ngritur një flamur nazist, që, në fakt, ishte shqiptar, me shqiponjën dykrenare. Kaq është dashur që komshija e Melville, 65 vjeç, zonja Christine Foster, majin e shkuar t'i drejtohet palicisë, duke ngritur një padi për shkaktim stresi dhe ofendim.
Pretendimi
Christine Foster pretendonte se, Mellville disa kohë më parë kishte deklaruar se posedonte një flamur nazist, të cilin do ta vendoste në dritare, pasi zonja Foster së bashku me një komshije tjetër kishin vendosur një flamur në kopshtin e tyre. “Kur unë pashë flamurin e varur, mendova se ishte një flamur gjerman (Imperial-Flag). Më shqetësoi dhe më zemëroi shumë”, ka thënë Foster, e cila është shprehur se, Melville e dinte që ajo ishte me prejardhje çifute. Injorancës së anglezes Foster i është shtuar edhe injoranca e policëve skocezë, të cilët kanë mbërritur në shtëpinë e vjehrrit të shqiptarit, duke sekuestruar flamurin si provë materiale për në gjykatë. Pasi ata janë larguar, kanë plotësuar formularët me akuza ndaj Melville, duke e akuzuar për racizëm, pa bërë asnjë verifikim se kujt shteti i përkiste flamuri dhe se ai ishte flamur nazist, siç pretendonte zonja Foster.
Procesi gjyqësor si një shou televiziv
Gjykata skoceze "Banff Sheriff Court", ka dëgjuar se Melville kishte varur flamurin në shenjë respekti për dhëndrin shqiptar, i cili do të vinte në Skoci me pushime së bashku me nusen e tij. Gjithashtu, gjykatës iu tha se familja Foster ka fabrikuar dhe shpifur rreth kësaj ngjarje, pas një zënke të gjatë, e cila kishte nisur kur familja Melville nisi të ndërtojë një shtesë të shtëpisë së tyre, që ishte shumë afër me gardhin e komshinjve Foster. Zonja Foster, 51 vjeçe, me origjinë nga qyteti i Manchesterit, i tha gjykatës se në mëngjesin e datës 22 maj 2004, ajo dhe burri i saj, Kneth, patën një zënkë me djalin e Melville, pasi ai me qëllim refuzoi të spostojë makinën për të lënë makinën e tyre të dilte nga parkingu. Ajo shtoi: “Kur ne u kthyem në shtëpi, pashë në dritaren e katit të parë të familjes Melville, varur një flamur të kuq me një shqiponjë të zezë në mes, për të cilin besova se ishte flamur nazist. Më pas i telefonova policisë, duke e akuzuar atë për racizëm. Më mbrapa e kam kuptuar që ishte një flamur shqiptar”.
Gruaja
Ndërsa e shoqja e Melville, Diana, e cila ishte thirrur nga pala mbrojtëse për të dëshmuar në gjykatë, tha se më datë 23 maj 2004, policia mbërriti në shtëpinë e tyre për të marrë flamurin. Ajo shtoi se policia e akuzoi bashkëshortin e saj se ai ishte racist dhe posedonte një falamur racist, por ata më pas i dërguan një letër familjes së tyre, duke i kërkuar falje për gabimin dhe pranuar se flamuri ishte shqiptar. Në mbyllje të seancës gjyqësore, që i ngjante një shou televiziv, si ato të Jerry Springerit në televizionin amerikan, gjykatësi Patrick Davies u shpreh se nuk kishte gjetur asnjë evidencë në këtë çështje, që të sugjeronte se ngritja e flamurit kishte motive raciste. “Ngritja e flamurit nuk ishte asgjë tjetër, përveçse një xhest mirëseardhjeje për bashkëshortin e vajzës së Melville”, është shprehur gjykatësi, duke mbyllur seancën dhe dhënë pafajësinë Ebenezer Melville.
Deklarata e protagonistëve Melville dhe Foster
Duke folur për mediat e shumta skoceze që kanë ndjekur ngjarjen, Melville jashtë gjykatës tha: “E gjithë ngjarja ka shkaktuar një lodhje të vërtetë për familjen time, nuk ishte një flamur nazist. Unë s'jam një njeri racist. Është një përfundim i drejtë”. Ndërsa akuzuesja e tij, Foster, ka dalë e humbur nga procesi. Ajo tha: “Ai e ka gënjyer gjykatën gjatë gjithë procesit. Të gjithë kanë gënjyer. Unë kurrë nuk do të flas me atë njeri, deri sa të jem gjallë”.
Vajza
Gjatë procesit gjyqësor është zbuluar historia e ardhjes së flamurit në Skoci, të cilën e kishte sjellë vajza e Melville, Deborah Ramadani, e cila jeton në qytetin Esson të Gjermanisë. ”Unë e ia kam dërguar prindërve flamurin shqiptarë së bashku me atë gjerman, para disa viteve. Bashkëshorti im e ka anuluar vizitën e planifikuar në Skoci, menjëherë pasi mori vesh incidentin e 22 majit, ai ishte i zemëruar me faktin skandaloz që flamuri i tij kombëtar të lidhej me atë nazist”, ka sqaruar Deborah, e cila është martuar me një emigrant kosovar.