Arrestohet hajduti pukjan
09/03/2005 Një hajdut nga Puka u vu në pranga ditën e hënë nga efektivat e policisë kriminale të Komisariatit nr.3. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut, shprehen se Alfred Marku, të dielën në mbrëmje ka tentuar të vjedhë shtëpinë e Xhyrie Danit, në rrugën "Siri Kodra". 23-vjeçari nga Puka ka qenë dënuar dhe njëherë më parë për vjedhje. Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë. F.B