Amfiteatri pa biletë
Në kuadër të 29 shtatorit, Ditës së Trashëgimisë Kulturore Evropiane, amfiteatri i Durrësit i ka hapur dyert pa pagesë që nga dita e diel për të gjithë vizitorët e pasionuar, turistët apo qytetarët durrsakë.
"Monumenti më i madh i antikitetit në vendin tonë ka hapur dyert për të gjithë vizitorët dhe deri në fund të muajit shtator vizitat në galeritë dhe arenën e tij do të kryhen pa pagesë", - tha drejtori i Degës Rajonale të Monumenteve, Bledar Terpo.
Sipas të njëjtit burim, gjatë 10 ditëve të ardhshme amfiteatri mund të vizitohet nga nxënësit e shkollave, turistët vendas dhe të huaj si dhe të gjithë qytetarët e tjerë që dëshirojnë të njihen me historinë e ndërtimit dhe të mbijetesës së këtij monumenti madhështor.
Terpo tha gjithashtu se Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka vendosur këto ditë që në të ardhmen bileta me vlerë 500 lekë për vizitorët e huaj në këtë monument të jetë e pajisur me dy kundërbileta, duke krijuar mundësinë e vizitës brenda të njëjtit çmim edhe për muzeun arkeologjik të qytetit, i cili ndodhet vetëm 600 metra më larg. Qyteti 3.000-vjeçar i Durrësit tashmë ka përvijuar Parkun e tij arkeologjik urban, i cili nis në qendër të tij me monumentet e forumit rrethor dhe termave romake, pranë pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe vijon më pas me Torrën veneciane në fund të bulevardit Tregtar. Në vijim të këtij itinerari arkeologjik vizitorët mund të ndjekin edhe linjën e mureve rrethuese mesjetare bizantine, si dhe amfiteatrin romak dhe muzeun arkeologjik të qytetit.
Gjatë këtij sezoni veror, grupe të organizuara turistësh të huaj, por edhe bashkatdhetarë me banim në Kosovë, Maqedoni e në Shqipëri, kanë vizituar me interes "stacionet" e rrugëtimit në këtë park, përmirësimi i të cilit është pjesë e një projekti të përbashkët shqiptaro-italian, ku janë angazhuar disa universitete dhe institucione qendrore dhe lokale dypalëshe. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966. Të dhënat më të rëndësishme për ekzistencën e amfiteatrit i ka dhënë historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti në shek. XVI, i cili shkruan se në Durrës "ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme". Amfiteatri u zbulua nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Vangjel Toçi. Më vonë aty zhvilluan ekspedita edhe arkeologët Lida Miraj dhe Afrim Hoti. Në fund të viteve 1960 gërmimet për zbulimin e amfiteatrit u shoqëruan me zhvendosjen e 50 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private. Ekspeditat më intensive janë zhvilluar në vitet 1967-1970. Amfiteatri i Durrësit ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në fund të shek. I p.k, në periudhën e perandorit Hadrian.
Amfiteatri ndodhet në qendër të qytetit dhe vetëm 350 metra larg detit, në drejtim të veriut. Ndërtimi i tij fillon në rrafshin e arenës në kuotën 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy të tretat e tij mbështeten në kodër. Boshti i madh i amfiteatrit është 127 metra, ndërsa boshti i vogël 103 metra. Përmasat e arenës me formë ovale janë përkatësisht 63 dhe 39 metra.