E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International, raport për të drejtat në Shqipëri



Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, publikoi dje raportin e saj për respektimin e të drejtave të njeriut për 157 vende të botës, ku është përfshirë edhe Shqipëria. Sipas këtij raporti, shqiptarët nuk kanë shumë besim në sistemin e drejtësisë si dhe shpreh se ende në Shqipëri, gratë janë pre e dhunës së familje. Ndjekjet penale për korrupsion janë shtuar, por ato kanë goditur kryesisht zyrtarë të nivelit të ulet dhe jo të nivelit të lartë, thuhet në raport. Në raport thuhet se në Shqipëri ka ende dhunë në familje, papunësi, gjendje të keqe në burgje, të cilat ndikojnë në të drejtat e njeriut. Por sipas kësaj organizate, kriza botërore ka ndikuar që të drejtat e njeriut të dhunohen më shumë në botë. Në të thuhet se një në tri gra është pre e dhunës, ndërsa vetëm në vitin 2008 janë regjistruar në polici 612 incidente të dhunës në familje, por ka shumë raste të tjera të paraportuara. Raporti kritikon gjithashtu edhe trajtimin e të drejtës së jetimëve për garantimin e një shtëpie, pasi ata rriten e mbushin moshën 18-vjeçare. Raporti vëren se e drejta e strehimit nuk sigurohet as për mijëra të tjerë të deklaruar si të pastrehë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›