Amnezia e Libanit për të humburit e Luftës Civile
Autori i Lajmit: Redaksia
Njerëzit që rezultuan të humbur gjatë Luftës Civile në Liban në vitet 1970-80 janë në rrezik harrese tani që të afërmit e tyre po moshohen dita-ditës. Një nënë vdiq së fundmi pa e mësuar kurrë fatin e vërtetë të fëmijëve të saj. Pranvera është një nga stinët më të bukura të vitit. Pemët lulëzojnë, dielli shkëlqen dhe koha është e ngrohtë. Por për shumë libanezë, kjo stinë është e dhimbshme. Audete Salem është vetëm njëra nga gratë, familjarët e të cilës u zhdukën në Luftën Civile të Libanit. Rreth 17 mijë persona të tjerë u zhdukën gjatë konfliktit të përgjakshëm, shumica e të cilëve u morën peng dhe u vranë nga militantët. Por disa besojnë se qindra të tjerë mund të jenë ende gjallë në burgjet siriane. Audete është një nga personat e paktë që ka shkuar në Bejrut jashtë selisë së OKB-së. Së bashku me familje të tjera të personave të humbur, ajo ka ndërtuar një shtëpi atje për të qenë më afër autoriteteve. Një grua 77-vjeçare me një staturë të vogël, ka një vështrim të dorëzuar, ndërsa tregon për ditën që djali i saj dhe vajza u zhdukën. Ishte viti 1985 dhe 18-vjeçarja Marie-Christine dhe 22-vjeçari Richard ishin duke udhëtuar për në shtëpi për të ngrënë drekë me xhaxhann e tyre, Xhorxhin. Gjatë rrugës ata ishin ndalur dhe marrë peng. Audete priti me orë të tëra në shtëpi duke vështruar nga shtëpia të vinte Volskvageni i tyre portokalli. Kur ra muzgu dhe ajo imagjinonte se çmund të kishte ndodhur, shkoi për të pyetur tek rebelët, duke rrezikuar dhe jetën e saj. Por ata i thanë se nuk dinin asgjë. Prej kësaj dite Audete nuk i pa më kurrë fëmijët e saj. Sot lufta mund të ketë përfunduar në letra, por ajo është ende aktuale në mendjet e njerëzve. Tensionet sektare, shumica e të cilave mes grupeve të krishtere dhe myslimane janë ende prezente në jetën e Libanit. Populli mendon se, nëse palët nuk ulen dhe nxjerrin shkaqet e vërteta të konfliktit, shqetësimet e Libanit nuk do të mbarojnë kurrë.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010