Rama: “Çdo ndërhyrje me forcë, provokim”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ndërsa greva e urisë vijon dhe Policia e Shtetit kërkon zhbllokimin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaron se cdo ndërhyrje me forcë, diktuar nga pushteti, do të ishte provokim i patolerueshëm. Në një prononcim Rama u shpreh se Policia e Shtetit është një pasuri kombëtare dhe do të ishte shkatërrimtare dhe një kthim dëshpërues për këtë organ, nëse do të përzihej me punët e një pushteti që mund të diktojë një urdhër të tillë. “Do të ishte një provokim i patolerueshëm dhe një nxitje e pajustifikueshme tensioni që duhet mirëadministruar në një kohë kur kërkohet vetëm reflektim i pushtetit për hapjen e kutive të zgjedhjeve”, u shpreh Rama. Kreu socialist shprehu edhe njëherë vendosmërinë për betejën e nisur, ndërkohë theksoi se çdo manovër kundër do të ishte e turpshme dhe do të tregonte vetëm dëshpërimin e disa njerëzve. Greva e urisë e qytetarëve dhe deputetëve vijon ende dhe sipas informacioneve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ende paraqitet pa probleme.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010