Skandali i Toyota-s, “kuti të zeza” në makinat e reja amerikane
Autori i Lajmit: Redaksia
Makinat dhe kamionët e rinj, që do të prodhohen këtej e tutje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të pajisen me “kuti të zeza” njëlloj si avionët, si masë parandaluese ndaj aksidenteve pas defektit të shfaqur në makinat Toyota. Drafti pritet gjithashtu tu propozojë prodhuesve që ata të ndihmonin në mbledhjen e fondit për themelimin e Agjencisë Qeveritare të Sigurisë së Industrisë së Motorëve. Anëtarët e komitetit të tregtisë lëshuan disa propozime paraprake që mund të krijojnë bazën e legjislacionit për të përforcuar sigurinë e makinave. Sipas këtyre propozimeve, çdo makinë e re, pasi ato të hyjnë në fuqi, do të pajiset me një kuti të zezë. Politikanët amerikanë janë zotuar se ata do të bëjnë të pamundurën për të evituar në maksimum aksidentet që mund të vijnë nga defektet e prodhuesve të makinave. Toyota tërhoqi nga tregu në të gjithë botën më shumë se 8 milionë makina dhe i pagoi një shifër rekord gjobe SHBA-së prej 11 milionë dollarësh. Toyota ka premtuar se ajo do të instalojë sisteme të reja frenimi në modelet problematike të makinave, ndërsa do të bëjë modifikime atje ku mendohet se është e nevojshme. Sistemi i ri i frenimit pritet ti japë zgjidhje problemit, ndërsa disa pronarë makinash të kësaj firme kanë ngritur padi për problemet me gazin dhe fajësuar sistemin elektronik. Kompania këmbëngul se nuk është elektronika ajo që shkakton defektin e bllokimit të pedalit. Tashmë autoritetet do të kërkojnë që makinat të pajisen dhe me regjistrues të dhënash apo kutitë e zeza që do të ndihmojnë rrugorët të përcaktojnë dinamikën e aksidenteve në rast përplasjeje. Masat e reja parashikojnë dhe rritjen e disa taksave. Grupet e sigurisë kanë shprehur shqetësimin se ata nuk janë në gjendje të hetojnë rastet e aksidenteve që vijnë nga siguria e makinave dhe plani i ri i propozimeve do ti ndihmojë në këtë drejtim.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010