OKB përjashton Tajvanin, dështim historik i diplomacisë amerikane
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 26 tetor 1971 – Përjashtimi i Republikës së Kinës (Tajvanit) nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ditën e djeshme shënoi fundin e një epoke. Ndërsa pranimi i Republikës Popullore të Kinës në forumin botëror ishte “një ngjarje së cilës i kishte ardhur koha” siç e treguan qartazi dhe delegacionet mbështetëse, veçanërisht ai shqiptar. Por ky përjashtim pritet të ketë pasojat e tij, sepse ishte përjashtimi i parë i Asamblesë së Përgjithshme në 26 vjet. Kryeministri kinez, Çu En Lai, menjëherë sapo Pekini u pranua zyrtarisht në OKB, i tha korrespondentit të gazetës “Nju-Jork Tajms”, Sejmur Toping në Pekin, se Kina do ta përdorte karrigen e saj në forum si një kontakt në nxitjen e rezistencës së shteteve të vogla dhe mesatare ndaj dy superfuqive – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Në mënyrë paradoksale, shumica e shkëmbimeve të akuzave pritet të ndodhin mes delegatëve rusë dhe kinezë, ndërsa shumë probleme të tjera mund të ndeshen për shkak të përplasjeve Moskë-Pekin. Por në një kohë kur është tentuar afrimi mes SHBA-së dhe Republikës Popullore të Kinës, prezenca e delegatëve komunistë kinezë në Nju-Jork mund të sjellë probleme. Shumë do të varet nga se sa i vlerëson Pekini marrëdhëniet e përmirësuara me Uashingtonin, si një mbrojtje ndaj frikës së nisjes së një konflikti me Bashkimin Sovjetik. Delegatët kinezë në Nju-Jork mund të nxisin revolucionin mes ekstremistëve militantë të zinj, dhe grupeve si “Studentët për një Shoqëri Demokratike”, shumë prej të cilëve janë tashmë teoricienë të doktrinës maoiste. Prezenca e Kinës në OKB do të ketë gjithashtu efektet e veta të rëndësishme për 400 mijë kinezët që jetojnë në Amerikë të përqendruar në Chinatoun dhe San Françisko. Pasoja e dytë e përjashtimit të Tajvanit do të ketë gjithashtu efektet e veta negative në lidhje me SHBA-në. Që kur SHBA e humbi “shumicën e saj automatike” në Asamblenë e Përgjithshme, ka pasur një zhgënjim të madh për kredibilitetin e institucionit të OKB-së. Por mposhtja masive në votimin e fundit që u bë ditën e djeshme në favor të rezolutës shqiptare duket qartazi se përshpejton izolimin e Amerikës. Pa bujarinë e Shteteve të Bashkuara, OKB-ja nuk mund të vazhdojë të funksionojë me të njëjtën peshë që ka aktualisht. Përllogaritjet financiare janë bërë në bazë të prodhimit të brendshëm bruto të vendeve anëtare të organizatës dhe SHBA-ja kontribuon pothuajse një të tretën e të ardhurave të saj. Në vitin 1970, në OKB punonin 33 mijë vetë dhe 177 punonjës nga e gjithë bota në poste kyçe. OKB-ja është në prag të falimentimit. Ata kanë borxh më shumë se 250 milionë dollarë. Rusia dhe Franca janë debitoret më të mëdha me 110 milionë dollarë dhe nuk kanë ndërmend të paguajnë. Ndërsa Tajvani pas përjashtimit nuk pritet ta derdhë më borxhin e tij prej 30 milionësh dollarësh. Kina as që mendon të mbulojë borxhet e Taipehut, duke sjellë një tjetër dhimbje koke për Sekretarin e Përgjithshëm, Thant, i cili pranoi se OKB-ja mund të falimentojë deri në fund të vitit. Gjatë votimit të rezolutës shqiptare më 1965 për përjashtimin e Tajvanit dhe pranimin e Pekinit, mbështetja amerikane për Kinën ra e ndikuar dhe nga Revolucioni Kulturor dhe sjellja ekscentrike e diplomatëve kinezë brenda dhe jashtë SHBA-së që ishte minimale. Amerikanët, në përpjekjet e tyre për të rivendosur dialogun me Pekinin, të cilin presidenti Nikson e kërkoi sapo hyri në Zyrën Ovale, ka qenë i kushtëzuar nga marrëveshja e mbrojtjes me qeverinë e Çan Kai Shisë. Ndoshta kjo ishte arsyeja që SHBA nuk kishte një alternativë të argumentuar mirë që të konkurronte me atë shqiptare. Nuk ishte e lehtë të pranoje se qeveria e Taipehut duhet të bashkëvepronte me çdo kusht për të ruajtur vendin e tyre në OKB ndërsa në të njëjtën kohë pranohej hyrja e Kinës. Australia ishte mes vendeve që e paralajmëroi Uashingtonin se ai ndodhej përpara rrezikut dhe të humbjes së një shumice të thjeshtë për ruajtjen e vendit të Tajvanit. Administrata Nikson nuk e shpalli propozimin e përfaqësimit të dyfishtë deri tre muaj përpara se Asambleja e Përgjithshme të niste punën. Vetëm pak më shumë se 8 javë më parë amerikanët ranë dakord pas këmbënguljes së Australisë që, nëse Pekinit do ti jepej karrigia në Këshillin e Sigurimit, atëherë Tajvani kishte shanse të mos përjashtohej. Administrata e Niksonit nuk e kishte imagjinuar kurrë nëse delegacioni i Çan Kai Shisë do të përjashtohej, po të pranoheshin komunistët kinezë. “Ne kishim plane rezervë për çfarëdolloj rasti”, - tha një ditë më parë ministri i Jashtëm tajvanez, Shu Kai. Ndërsa tashmë akti i fundit i dramës kineze do të luhet jashtë mureve të Kombeve të Bashkuara. Shansi që 12 milionë tajvanezët një ditë të fitojnë pavarësinë dhe të kthehen në një vend të pavarur në OKB, duken të largëta. Zëdhënësit e rezolutës shqiptare argumentuan se Tajvani nuk po përjashtohej. Në atë karrige ishte ulur një qeveri në ekzil, e cila e kishte “pushtuar pa të drejtë” vendin që i takonte shtetit kinez”. SHBA do ta mbajë mend humbjen e 25 tetorit 1971, si disfatën më të rëndë të diplomacisë amerikane dhe politikës së Dallesit, i cili kërkonte ta ndante botën në miq dhe armiq.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010