E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajan: “Futja në zonën euro shkatërroi Greqinë”

Autori i Lajmit: Redaksia
Dr. Raghuram Rajan është mësuar të jetë gjithnjë përpara grafikëve. Ai është kryeekonomisti më i ri i emëruar në institucionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2003 (40 vjeç). Në gusht 2005 ai ishte i pari që ngriti shqetësimet për risitë e rrezikshme financiare që kishin revolucionarizuar sistemin ekonomik botëror. Përpara një turme të mbledhur për të festuar tërheqjen e kryetarit të Rezervës Federale, Alan Greenspan, Rajan parashikoi se këto metoda të reja do të bënin kërdinë në ekonominë botërore. Paralajmërimet e tij u injoruan në atë kohë, por arritën të parashikonin me saktësi krizën financiare që goditi SHBA-në dhe gjithë botën më 2007. “Foreign Policy” foli me Rajanin për mundësitë që ka Greqia për të kaluar krizën aktuale dhe shmangur falimentin.

Pse është goditur Greqia kaq rëndë nga kriza financiare?

Problemi grek nuk është një problem që ka nisur dje. Ai është zhvilluar këto 10-15 vitet e fundit. Futja në përdorim e euros stimuloi shanset për të qenë më pak të disiplinuar dhe Greqia nuk ka qenë historikisht për sa i përket fiskalitetit. Aftësia për të marrë borxhe, siguruar nga qenia anëtar i një vendi të zonës euro, u lejoi atyre të merrnin më shumë kredi se sa kishin mundësi të shlyenin. Kthimi i Greqisë në valutën kombëtare do të ishte shumë e vështirë në këtë pikë. Të paktën, në të ardhmen e parashikueshme, Greqia do të mbetet në zonën euro dhe e vetmja mënyrë për të dalë prej saj është ulja e shpenzimeve qeveritare herë pas here.

Çfarë do të thotë kjo krizë për të ardhmen e euros?

Problemi është se tregjet mendonin se zona euro po ofronte një garanci (plan shpëtimi) për çdokënd, mirëpo kjo rriste shanset që vendet të thyenin disiplinën fiskale pa u ndëshkuar. Kështu që problemi me zonën euro është se në njërën anë ajo të forcon koperturën për të marrë borxh, ndërsa nga ana tjetër nuk këmbëngul në disiplinën fiskale.

Duke parë se sa ngurruese ishte Gjermania për të ndihmuar Greqinë, ku mendoni se po shkon Bashkimi Evropian për sa u përket vendeve të tjera të eurozonës që kanë probleme?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme përtej çdo lloj bashkimi ekonomik. Testi përfundimtar i një unioni është ana e tij fiskale. Evropa u përpoq ta bënte këtë në anën monetare, duke menduar se kjo do të mjaftonte. Por kontrolli monetar pa atë fiskal është sikur të kesh një këmbë në vend të të dyjave. Ne i kemi parë pasojat e kësaj. Unë mendoj se gjermanët po pyesin “Pse këta njerëz dalin në pension në moshën 57-vjeçare dhe shkojnë në plazh, ndërsa ne punojmë dhe na duhet të jetojmë në Hamburg?”

Ka zëra që flasin për një rrezik “infektimi” nga kriza financiare greke. A përbën kjo situatë një kërcënim për Spanjën dhe Italinë?

Çadra që BE-ja po përdor apo rrjeta e sigurisë që ajo ka vendosur përreth këtyre vendeve është me shumë mundësi një burim i mundshëm “infektimi”, kjo është e drejtë. Mësimi i të gjithë kësaj është se ti e lë Greqinë të infektohej dhe se, sa me kosto të lartë do të ishte të lije më pas Portugalinë dhe Spanjën të bënte të njëjtën gjë.

Ky lajm është publikuar: 02/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›