E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë e “National Enquirer”: “Obama tradhton Mishelën”

Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington – Shpërthen skandali i radhës me presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas seks-gejtit të Bill Klintonit me sekretaren e tij është dhe presidenti aktual, Barak Obama, që ia ka “dredhur” së shoqes. Kështu, edhe njerëzit me ngjyrë nuk bëjnë përjashtim nga të bardhët në çrregullimet e raporteve bashkëshortore, të paktën sikundër shkruan dje tabloidi më i madh amerikan i “National Enquirer”, i cili raporton se Obama tradhton gruan e tij, Mishelë me 36-vjeçaren Vera Baker. “National Enquirer” raporton se Vera Baker ka punuar për vite me Barak Obamën, në grumbullimin e fondeve për fushatën e tij zgjedhore (duke përfshirë edhe presidencën): Gjithashtu, në vitin 2004 kishte një marrëdhënie me presidentin aktual amerikan. Për më tepër, gazeta shkruan se Zonja e Parë, Mishelë e zbuloi këtë tradhti dhe e fali burrin. Por tani, sipas “National Enquirer”, lidhja midis Baker dhe Obamës vazhdon ende, duke iu referuar dëshmisë së një shoferi taksie që ka shoqëruar Obamën dhe Baker në një hotel, ku të dy do të kalonin natën së bashku. Kjo konfirmohet edhe nga një burim i besuar në mesin e stafit të Presidentit, si dhe nga një video kamera survejimi e hotelit.
Nëse “bomba” e lëshuar nga “National Enquirer” është e vërtetë, pa dyshim, është një nga lajmet më të mëdha të historisë së skandaleve të historisë amerikane. “Enquirer”, e cila ishte kandidatja kryesore për të marrë çmimin “Pulitzer”, nuk arriti të shpallej fituese muajin e shkuar pas zbulimit të skandalit seksual të ish-senatorit Eduards, raport nga i cili ai kishte dhe një fëmijë të jashtëligjshëm. Tabloidi ka zbuluar dhe një sërë aferash për ish-senatorë të tjerë, lojtarë golfi të njohur, por kësaj radhe bëhet fjalë për njeriun më të pushtetshëm në botë, dhe, nëse do të pranohet nga vetë Obama, mund të fundosë ëndrrën e miliona amerikanëve që shikonin tek ai kryefamiljarin model. Vera Baker e ka ndihmuar Barakun të bëhet senator i Ilinoisit në një moshë shumë të re. Lajmi u bë publik ditën e premte dhe gazeta pretendon se ekziston dhe një kasetë video e hotelit ku çifti jashtëmartesor ka kaluar momentet intime. Tabloidi pretendon gjithashtu se kundërshtarët politikë të Obamës kanë vënë në dispozicion 1 milion dollarë për çdo dëshmitar që sjell informacione të dokumentuara apo dëshmi (foto) që vërtetojnë aferën seksuale. Taksisti që këmbënguli të mbetej anonim, tha se ai e kishte transportuar Obamën dhe Bakerin disa herë në vende të ndryshme brenda kryeqytetit amerikan, gjatë fushatës së tyre për mbledhjen e fondeve. Ai kujton se ditën që i kishte transportuar në hotel, i kishte pritur gjatë, por ata nuk kishin dalë prej andej. “Shërbimi im përfundonte në mbrëmje dhe nuk kishte shenja se ata do të dilnin nga hoteli atë natë”, - tha taksisti. Edhe pse faktet që jep në këtë shkrim tabloidi mbeten ende të vakëta, dëmi i një skandali, edhe pse jo të vërtetë seksual, mund të jetë shkatërrimtar për presidentin dhe precedentët e kanë dëshmuar.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›