E Hënë, 2 Nëntor 2026

Amnisitia, në dorë të presidentit 100 të burgosur

16/12/2004  TIRANË- Mbërrin në zyrat e Presidencës informacioni i plotë për 110 të dënuarit, të cilët mund të përfitojnë amnisti nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Që në datën 25 nëntor, këshilltari i Presidentit, i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, karakteristikat e plota për të gjithë të dënuarit që kanë emrin në listën emërore. Brenda një kohe të shkurtër, informacioni është dërguar dhe, tashmë po merret në shqyrtim me hollësi të gjitha pretendimet e të dënuarve. Jo të gjithë emrat që ndodhen në listën e paraqitur në zyrën e Presidentit, do të mund të përfitojnë nga amnistia.

Përzgjedhja

Përzgjedhja thuhet se do të bëhet në bazë të veprës penale që kanë kryer. Pra, duhet thënë se me amnisti nuk përfitojnë personat, por vepra që ata kanë kryer, e për të cilën janë dënaur nga gjykatat. Megjithatë lista e dërguar nga Ministria e drejtësisë përmban emrat e 110 të dënuarve. Mes tyre shihet qartë dhe emri i ish-bosit të ish-kompanisë Vefa Hollding" Vehbi Alimuça, i cili është duke vuajtur dënimin prej 20 vitesh. Vepra penale për të cilën është dënuar Alimuça, është ajo e vjedhjes me anë të mashtrimit. Ende nuk dihet se sa do të merret në konsideratë kërkesa e Alimuçës, për të përfituar nga firma presidenciale. Gjithashtu në listë ndodhet edhe emri i Moisi Çunit, edhe ky i dënuar me 7 vite burg për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit.

Kërkesat

Mësohet se të gjithë të dënuarit që kanë emrin në listë kanë marrë vetë një iniciativë të tillë. Ata i janë drejtuar Presidentit me emër konkret. Pasi është bërë ky hap nga vetë të dënuarit, ka qenë zyra e shtypit e Presidencës, ajo që i ka kërkuar informacion të detajuar burgjeve. Më pas me këtë janë marrë të gjithë juristët e burgjeve përkatëse, ku janë të vendosur të dënuarit. Pjesa më e madhe e të dënuarve që kanë emrin në listë, ndodhen në Burgun 325 në Tiranë, që është edhe burg i sigurisë së ulët. Për festat e Nëntorit, Presidenti i Republikës, nga 110 kërkesa për falje bërë nga ministri i Drejtësisë, miratoi vetëm 36 prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›