“Raiffeisen” jep 6 milionë euro kredi për KESH–in
16/12/2004 “Raiffeisen Bank” ka akorduar një kredi në masën 6 milionë euro për KESH-in, duke i dhënë mundësi Korporatës të ketë gjatë gjithë vitit likuiditete në dispozicion. “Kjo do të thotë që KESH-i nuk do të gjendet më, në asnjë moment, në vështirësi likuiditeti ndaj kontraktorëve të ndryshëm apo subjekteve të tjera, që duhet t’iu kryej në kohë pagesat, pavarësisht nga kushtet dhe mundësitë e tij financiare”, bën të ditur KESH. Kredia e miratuar është e një linje të re kredie, e quajtur “overdraft”, me një vlerë prej 6 milionë eurosh, për një periudhë njëvjeccare të negociueshme. Termat dhe kushtet e kësaj linje të re kredie për KESH-in janë aprovuar nga Komiteti i Kreditit të kësaj banke.