CARDS jep 85 milionë euro për të gjitha vendet e rajonit
16/12/2004 85 milionë euro është shuma totale e programit CARDS për vendet e rajonit. Fondi është parashikuar të shpenzohet për vitet 2005-2006. Komisioni Evropian miratoi dje, kuadrin e programimit strategjik (të ashtuquajtur Programi Indikativ Shumëvjeçar) për asistencën e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ky kuadër shërben si udhërrëfyes strategjik për implementimin e Programit Rajonal CARDS, në mënyrë që të arrihen qëllimet e vëna të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe të axhendës së Samitit të Selanikut për Ballkanin Perëndimor, duke shërbyer në mënyrë parësore për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Fushat prioritare ku do të fokusohen financimet e CARDS-it rajonal për 2005-2006 janë; Ngritja e institucioneve; Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme; Bashkëpunimi ndërkufitar; Zhvillimi i sektorit privat dhe zhillimi i infrastrukturës, nëpërmjet nismave në sektorët e transportit, të energjisë, mjedisit dhe shoqërisë së informimit