botuesit, ligji i librit, zvarre prej shkrimtareve te parlamentit
16/12/2004 Botuesit-Ligji i librit
Zvarrë prej shkrimtarëve të Parlamentit
Shoqata e botuesve është mbledhur dje për të diskutuar projektligjin e ri të librit; pirateria, të drejtat e autorit dhe rreziku i ri, i kontrollit të shtetit mbi librin kanë qenë pikat më të debatueshme
Ligji i librit po zvarritet qëllimisht nga shkrimtarë që shesin me çanta, të cilët janë në komisionet parlamentare. Kjo ka qenë deklarata më agresive e botuesve dje, të cilët janë mbledhur për të dhënë vërejtjet dhe sugjerimet për projektligjin e ri të librit. Me nismën e shoqatës së botuesve, të unisuar prej muajsh në një, që drejtohen nga Fatmir Toçi dhe Petrit Ymeraj, disa botues kanë paralajmëruar se për librin po vjen një rrezik i ri. Parashikimi në ligj i krijimit të Këshillit Kombëtar të Librit është konsideruar si një censurë e re për botuesit, duke ngritur një mbikëqyrje flagrante ndaj librit nga Ministria e Kulturës. Madje, aq shumë i është kushtuar në ligj këtij këshilli, sa botuesit janë shprehur se është harruar të flitet për librin dhe botuesit.
“Hartuesit e këtij projektligji në Ministri, duke menduar vetëm për veten, duket se janë marrosur më shumë pas këshillit, duke harruar se po bëhet një projektligj për librin”, është shprehur një nga botuesit.
Madje, mbi tri faqe në ligj, janë mbushur me ISBN-në dhe po aq është përshkruar me detaje për kopjet detyruese që duhet të dorëzojnë botuesit në Bibliotekën Kombëtare dhe ato të qyteteve (kjo e fundit është diskutuar si një detyrim absurd në ligj).
Në anë të kundërt, në projektligj janë lënë jashtë mjaft probleme të dorës së parë, që kanë të bëjnë drejtpërdrejti me librin dhe botuesit. Sipas botuesve, projektligji i ri për librin nuk ndryshon aq nga ligji i vjetër. Në draftin që u është paraqitur dje, botuesit kanë sugjeruar se duhej vënë më shumë theksi te botimet pirate. Kjo është e vetmja hallkë që nuk ka mbrojtje nga asnjë institucion apo shoqatë të ngritur enkas për këtë punë. Duke qenë se dhe shumë prej botuesve janë licensuar pa hesap dhe kritere, botimeve i kanoset akoma rrezik më i madh. Për mbrojtjen e autorëve flitet shumë pak, pa masa të forta penale për shkelësit e ligjit.
Botuesit propozuan, ekstremisht, se piratët duhet të futen në burg dhe jo të ndëshkohen me një gjobë qesharake prej 10 mijë lekësh. “Gjobat duhet të jenë të rrepta, që të mos i shkojë në mend kujt që të botojë veç kur të kalojnë 75 vite nga vdekja e autorit”, ka thënë një botues nga Shkodra.
Botuesit duhet të rrëfehen, të bëjnë transparencën për aktivitetin e tyre. Më me pak zë, por kjo ka qenë pika tjetër e dobët që kanë prekur botuesit në debat për ligjin e ri të librit. Lulëzimi i shtëpive botuese, vërshimi drejt ekskluziviteteve të shumta jashtë vendit, pa u mburrur ndonjëherë për ekskluzivitetet kombëtare, botuesit janë shprehur se në ligj duhet të caktohen nene të posaçme dhe të qarta për transparencën e veprimtarive botuese. Shpesh të dyshimta për mbijetesën e tyre, shtëpitë botuese, këto vitet e fundit po mbahen pas nga biznese që nuk i përgjigjen konkurrencës së tregut. Kjo, ndoshta ka qenë arsyeja pse botuesit, sidomos ata të vegjëlit, i kanë mëshuar këtij fakti, për t’u shënuar në ligjin e ri të librit.
Ndërsa është diskutuar që të ngrihet një strukturë për politikat e librit. Por, pikëpyetja ka ngecur, nëse vetë botuesit do donin që ky organizëm i ri të varet direkt nga Qeveria apo të jetë organ këshillimor në Ministrinë e Kulturës. Botuesit kanë sugjeruar që, kjo mund të mos përfshihet në ligj, por të jetë një hallkë këshillimore pranë MKRS për librin. Për arsyen se askush nuk po merret me librin dhe që ligji po zvarritet kaq vite, po kalon një pesëvjeçar nga hartimi i projektligjit, botuesit janë shprehur se analfabetizmi real po vjen pikërisht nga Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave apo kryetarët e Bashkive, të cilët nuk kanë ndjekur asnjë politikë dhe zbatuar asnjë strategji për librin.
V.Murati
OJQ dhe institucionet, botime që bastardojnë gjuhën
OJQ-të dhe institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare marrin përsipër të botojnë libra dhe broshura që kanë gabime të llahtarshme gjuhësore. Botuesit kanë gjetur mprehtësisht një terren të ri debati, duke tërhequr vërejtjen se botimet që marrin përsipër të kryejnë vetë institucionet kanë gabime të pafalshme, si dhe bëhen botime jashtë standardit profesional të botimeve. Sido që të jenë për përdorim të brendshëm, botuesit kanë tërhequr vëmendjen, duke thënë se librat profesionalë duhet t’u besohen botuesve të licensuar, në të kundërt ato duhet të dënohen për gabimet gjuhësore. Në këtë pikë, njëzëri botuesit janë treguar intolerantë, duke hedhur mendimin se duhet të ndalohen, madje me ligj, botimet nga vetë institucionet, libra të çfarëdolloj natyre duhet t’u jepen botuesve.
Librat drejt Kosovës nëndorë, me shofera
Megjithëse kanë ngritur vazhdimisht zërin se dogana është bërë gangrena e librit, sa i takon taksave që rëndon mbi të kur kalon kufirin e Kosovës, botuesit ende ndodhen përballë kësaj sfide. Libri vazhdon të trajtohet si gjithë mallrat e tjera, në rangun e domateve a patateve, pa asnjë lloj lehtësie fiskale.
Librat drejt Kosovës, veç në rastet e panairit të librit, që duhet paguar e gjithë “maunia”, kalojnë tinëz. Botuesit kanë ngritur dje zërin, se librat nuk mund të kalojnë më kufirin me shofera autobusash, por duhet të shkojnë me dinjitet. Kjo është histori që përsëritet, por ende nuk ka gjetur gjuhën e zgjidhjes, ndërkohë që taksa është e vlefshme vetëm për librat që dalin nga Shqipëria drejt vendeve fqinje.
Mesjeta e Korçës,
thesari i pazbuluar
i ikonografisë shqiptare
Qendra më e rëndësishme muzeale e qytetit të Korçës, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në pamje të parë të befason me bashkëjetesën e tij nën një çati me kishën ortodokse.
Pak metra më larg hyrjes së Mitropolisë, ndërtesa e përbashkët e muzeut dhe e kishës është e vetmja godinë disa katëshe që dallon mbi shtëpitë e vjetra korçare të një lagjeje karakteristike. Një mur i ndan korridoret e kishës dhe të muzeut, në ambientet e brendshme të të cilave ndeshet një heshtje disi mistike, që të duket se ka autoritetin e dyfishtë të institucionit të trashëgimisë kulturore dhe institucionit fetar.
Hyrja kryesore e muzeut mbyllet me një kërcitje të lehtë dhe në gjysmëerrësirën e korridorit, nga ku fillojnë shkallët, që të çojnë në katet e sipërme dallohet në të djathtë një portë me hekura. Pas kësaj dere është salla e ekspozimit të ikonave, ku vizitorët kanë mundësi të shohin nga afër një pjesë të fondit prej gati 6 mijë ikonash, që ruhen në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.
"Një punë e gjatë dhe e lodhshme duhet të përballohet në disa faza, derisa ikonat të zenë vend në sallën e ekspozimit", thotë drejtori i muzeut, Lorenc Glozheni.
Piktorë e krijues nga më të njohurit në qytetin e Korçës, janë pjesë e stafit të muzeut prej 20 vetësh, që merren me identifikimin, restaurimin e konservimin, pajisjen me
dokumentacion të plotë certifikimi dhe ekspozimin e ikonave. "Puna jonë programohet që në fillim të vitit, me ndarjen në tre kategori të fondit të ikonave, që i nënshtrohen restaurimit dhe dezinfektimit", thotë Glozheni. Ai sqaron se ka një kategori ikonash që kërkojnë ndërhyrje urgjente, një kategori tjetër që studiohen dhe kategoria e tretë që ekspozohet. Gjatë këtyre proceseve, dora dhe syri i kujdesshëm i studiuesve dhe restauratorëve zbulojnë ikona që nuk i kanë ndeshur më parë. Në punën e tyre, ata zbatojnë me rreptësi rregullat e Kartës së Venecias, sipas së cilës nuk lejohen korrigjime të origjinalit në ikonat me dëmtime të pjesshme. Pasi është restauruar ikona që tregon Shën Mërinë me Krishtin, punonjësit e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar kanë tani në dorë disa vlera të reja ikonografike, që nuk i kanë ndeshur më parë.
Për herë të parë ka dalë në dritë një ikonë e përmasave të vogla, e pikturuar në të dy anët, me skena të darkës mistike nga njëra anë e saj dhe pamjen e tre hierarkëve fetarë nga ana tjetër. Bashkëpunimi me ambasadën gjermane në Tiranë dhe muzeun e Mynihut, i ka sjellë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë një pajisje moderne të dezinfektimit të ikonave, në procesin e së cilës ka filluar të kalojë i gjithë fondi ikonografik.
Specialisti i muzeut, studiuesi Kristofor Naslazi, tregon se pjesa më e madhe e fondit të ikonave i përkasin shekujve XIII-XIV, të punuara nga duar mjeshtrish me famë. Brezi i tanishëm i restauratorëve, falë një specializimi në Muzeun Bizantin të Selanikut (Greqi) është gjithashtu një garanci e mirë, që thesari ikonografik i muzeut jo vetëm të ruhet, por edhe të shtohet më tej me ikona që ende fshehin nën shtresat e bojës dhe pluhurit vlera të rralla historike e fetare.
"Prej 4 vjetësh bashkëpunojmë me muzeun e Selanikut dhe kemi restauruar 60 ikona, që do të paraqiten në një ekspozitë vitin e ardhshëm në Greqi", tregon drejtori Glozheni.
Vitin e ardhshëm, ky muze i rrallë për nga vlerat që ruan, shënon 20-vjetorin e hapjes dhe me siguri do të ketë të pasuruar fondin e tij të ikonografisë si pjesë e kulturës së hershme shqiptare.