E Hënë, 2 Nëntor 2026

FMN lavdëron buxhetin dhe ndryshimet e veta fiskale

16/12/2004  Këtë vit e ka quajtur realist. Megjithëse misioni i një viti më parë nuk ka bërë asnjë vërejtje për Buxhetin e vitit 2004, misioni i këtij viti ka theksuar se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, buxheti është realist. Ndoshta se, edhe këtë vit, Ministria e Financave dhe shumica e Komisionit të Ekonomisë reaguan menjëherë, pasi FMN-ja propozoi ose këshilloi ndryshimin e disa taksave themelore. Këto ishin arsyet kryesore që i dhanë bekimin e FMN-së projektbuxhtit të qeverisë për vitin 2005. Vërejtjet e misionit 2-javor të FMN-së ishin ato që ka përsëritur që prej 10 vitesh ccdo mision tjetër, “përmirësoni mbledhjen e taksave”.

FMN

“Buxheti i ka rezistuar presioneve paraelektorale, duke i bazuar parashikimet për të ardhurat mbi supozime realiste, në linjë me të ardhurat aktuale të mbledhura në 2004-ën dhe jo mbi buxhetet e mëparshme superoptimiste, të cilat kanë mbetur të parealizuara”, është shprehur shefi i misionit të FMN–së. Për herë të parë pas 14 vjetësh, qeveria do të jetë në gjendje të përballojë shpenzimet e veta, vetëm duke u mbështetur në të ardhurat që do të sigurojë. Kështu, FMN-ja ka kujtuar se eksportet vazhdojnë të mbeten në minorancë dhe të japin ndikimin e tyre mbi defiçitin tregtar dhe heqja e TVSH-së për firmat që rieksportojnë është një proces me risk të lartë fiskal. “Përjashtimi nga TVSH-ja, që iu dha nënkontraktorëve të firmave rieksportuese për të kapërcyer vështirësitë aktuale në mekanizmin e rimbursimit të TVSH-së, mbart me vete rrezikun e gërryerjes së pagesës së taksave dhe rritjen e shkallës së evazionit fiskal”, ka thënë shefi i FMN–së. Lidhur me këtë fakt, Malaj ka kujtuar se në Buxhetin e 2005-ës, janë parashikuar 700 milionë lekë vetëm për rimbursimet e TVSH-së. “Buxheti 2005 ka parashikuar një fond të veccantë prej 700 milionë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në rimbursimin e TVSH-së”, ka thënë Malaj gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. FMN-ja ka kërkuar nga qeveria të marrë të gjitha masat për të rritur investimet direkte si dhe për të forcuar shtetin ligjor. “Kërkohen përmirësime në qeverisje dhe në klimën e investimeve edhe në fusha që shtrihen përtej politikave tradicionale ekonomike, si forcimi i shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të pronësisë, reformimi dhe forcimi i sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit”, ka deklaruar Julio Escolano.

Taksat

“FMN-ja vlerëson punën e qeverisë për vendosjen e TVSH–së së ndërtimit në shitjen e parë të rezidencave”, ka thënë gjatë konferencës pë shtyp përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jan Peter Olters. Përfaqësuesi i FMN–së ka sqaruar se, vendosja e një takse të tillë është një gur në luftën kundër evazionit fiskal dhe informalitetit në këtë sektor, pasi ndërtuesit do të detyrohen të faturojnë të gjitha shpenzimet për materiale dhe inputet e tjera, në mënyrë që të justifikojnë ccmimin përfundimtar të banesës. Në këtë kuadër, FMN-ja ka kujtuar se qeveria duhet të punojë dhe për monitorimin e mbledhjes së taksës së të ardhurave personale dhe sigurimeve shoqërore, që kanë patur gjatë gjithë kësaj kohe një realizim mjaft të ulët. Ky niveli i ulët i mbledhjes së të ardhurave, bën që të rritet përqindja e informalitetit, i cili vlerësohet në mëse 40 për qind të gjithë ekonomisë së vendit. “Zbatimi TVSH-së së ndërtimit do të japë efektin e vet në 2006-ën, ndërkohë që ne presim që të njëjtin efekt të ketë dhe për taksën e sigurimeve shoqërore dhe për tatimin e të ardhurave personale, për të cilat janë bërë ndryshime në paketën fiskale të 2005-ës”, ka deklaruar Julio Escolano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›