E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libër shqip për 5 mijë fëmijë emigrantë

SHKRUAN: Jonida Tashi 18-03-2011 11:57

Për fëmijët e emigrantëve po përgatitet një libër i cili do të ndihmojë në mësimin e gjuhës shqipe dhe do t’u shpërndahet rreth 5 mijë fëmijëve. Këto tekste do të jenë gati brenda muajit prill dhe kostoja e tyre mendohet të shkojë jo më shumë se 2.5 milionë lekë.

Ministria e Arsimit këtë vit shkollor do të shpërndajë tekste falas për një sërë kategorish nxënësish, siç janë fëmijët e pakicave etnike, emigrantëve, romëve, fëmijët jetimë dhe të verbër, çka do të shoqërohet edhe me një faturë të lartë. Vetëm për fëmijët e pakicave kombëtare, greke dhe maqedonase, kostoja është 25 milionë lekë. Gjatë këtij viti shkollor kryetarët e shoqatave të emigrantëve kanë denoncuar faktin se shteti shqiptar nuk dërgoi në kohë libra për mësimin e gjuhës shqipe. Politikat e Ministrisë së Arsimit në vitet e fundit kanë synuar që në shkollat ku ka shumë fëmijë shqiptarë mësimi i gjuhës shqipe të futet si lëndë e dytë, por kjo iniciativë ka gjetur zbatim vetëm në disa shkolla të Italisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›