E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale, vlerësimi i specialistëve

Çfarë vlere ka amnistia fiskale apo ajo që quhet falje e borxheve. Cili është i prekur dhe cilët janë anët pozitive dhe anët negative të këtij proçesi. Për tu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ne morëm mendimin e dy ekspertëve të ekonomisë Ardian Civici dhe një prej nismëtarëve, kreun e Konfindustrisë. Sipas Civicit, mungesa e konsensusit mund të ndikojë në zbatimin e amnistisë.
 

Ndryshe mendon administratori i Konfindustrisë, sipas të cilit pavarësisht komponentëve të paplotësuara, proçesi është pozitiv pasi në qendër ka qytetarin. Pavarësisht aspekteve pozitive, eksperti i ekonomisë Ardian Civici deklaron se falje të tilla nuk duhet që të realizohen shpesh dhe duhet të jenë transparente.
 

Një tjetër kërkesë ndaj qeverisë për këtë proçes është edhe krijimi proçedurave sa më të lehta. 2 javët e para të majit pritet që të jenë starti i një proçesi i cili më pas do të vlerësohet nëse është pozitiv apo negativ për ekonominë
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›