E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzohet prokuroria: Ligji është i mirë

Prokurorët më në fund kanë
mbetur të kënaqur nga ligji
që është miratuar dje në
Kuvendin e Shqipërisë. Shoqata
Kombëtare e Prokurorëve, për të
parën herë vlerësoi ligjin e ri, i cili
përmbush standardet për një institucion
prokurorie të pavarur.
"Shoqata Kombëtare e Prokurorëve
të Republikës së Shqipërisë
gjen rastin të falënderojë Kuvendin
lidhur me miratimin, sot (dje)
në seancë plenare, të një prej
kërkesave tona që kishte të bënte
me riformulimin e nenit 34 të ligjit
aktual: ‘Për organizimin dhe
funksionim e Prokurorisë në Republikën
e Shqipërisë‘. Me këtë
ndryshim të miratuar, tashmë
prokurorit i garantohet me ligj
kthimi në detyrë, në rastet kur
Gjykata çmon se largimi nga
detyra ka qenë i pabazuar në
ligj", thuhej në njoftimin e Shoqatës
së Prokurorëve. Prokurorët
pohojnë se miratimi i ligjit është
një shenjë e respektimit të pavarësisë
së prokurorisë, ndërsa ligji i
ri do të rregullojë disa pasaktësi
në ligjin aktual. Fryma pozitive e
prokurorëve, ndryshe nga disa
ditë më parë, ku kontestuan komisionin
e ligjeve që nuk kishte
marrë parasysh disa sugjerime të
prokurorëve, vazhdon se shoqata,
krahas Kuvendit, falënderon
edhe prokurorët për ndihmën e
dhënë. "Ky ndryshim ligjor përbën
arritjen e një standardi më
të lartë në drejtim të qëndrueshmërisë
në detyrë të prokurorëve
dhe për pasojë në respektimin
më mirë të parimit të pavarësisë
së prokurorisë. Shoqata gjen rastin
gjithashtu të falënderojë
gjithë trupën e prokurorëve për
kontributin e dhënë në arritjen e
këtij standardi.
s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›