Amoniaku në ish-Kombinatin Tekstil, bombë me sahat për qytetin e Beratit
Berat- Një sasi e konsiderueshme amiaku ka mbetur në repartin e Freskimit të ish-Kombiantit Tekstil duke kërcënuar seriozisht shëndetin e banorëve të zonës dhe të punonjësve të disa ndërmarrjeve private që gjenden pranë tij. 12 çisternat që përmbajnë amoniakun janë amortizuar, për pasojë lënda helmuese rrezikon të shpërthejë në natyrë.
Drejtori ish- Tekstilit, Serafin Sade u shpreh se kjo sasi amoniaku është një bombë e vërtete pasi gjendet në një vend të pasigurt. Sipas tij e gjithë kjo godinë e lënë në mëshirë të fatit nuk ka mundur t’iu rezistojë agjentëve atmosferikë, ndërsa paisjet që kanë brenda amoniakun janë tejet të armonizuara pasi prej 14 vitesh nuk punojnë. “Ndoshta mund t’iu e çuditshme, por nëse hapet vetëm një tub, qoftë edhe nga ndryshkja, për gati 30 sekonda e gjithë ena nën presion shpërthen dhe shkakton asfiksim në mijëra banorë”, tha Sade. Më tej ai iu bën thirrje qeveritarve që të vënë dorë për eleminimin e kësaj sasie amoniaku që rrezikon jetën e qytetarëve të Beratit.
Janë rreth 25 metra kub amoniak të depozituara në disa çisterna. Specialistë të Pajisjeve nën Presion prej disa vitesh kanë ngritur zërin për 12 çisternat që ndodhen në ish repartin e Freskimit, të cilat kanë të depozituara amoniak.Viite më parë ai shërbente për të mbajtur temperaturën konstante në një sërë repartesh të tjera të ish Kombinatit Tekstil. Por që nga viti 1990 aktiviteti i gjigandit të kohës së komunizmit u ndërpre. Ndërsa Shoqëria “Tekstile Sh.a”, prej nga varet edhe ish-reparti i Freskimit nuk ka mundësi të bëjë degazimin e sasisë së amoniakut.
Ndërkohë Zyra e Mjedisit bën të ditur se në lidhje me këtë problem janë njoftuar Ministria e Mjedisit dhe ajo e Ekonomisë. Sipas drejtoreshës Anila Kaja mungojnë fondet dhe njerëzit e spealizuar për kryerjen e degadizimit të sasisë së amoniakut. Ndaj priten fonde nga ana e këtyre dikastereve për të realizuar degazimin e lëndës së amoniakut.