E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besëlidhja-Tërbuni, përleshen tifozët gjatë ndeshjes

Lezhë- Ka degjeneruar në grushta e sharje ndeshja mes dy skuadrave të Kategorisë së I-rë, Besëlidhja-Tërbuni. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e qytetit të Lezhës dhe pasi është mbyllur pjesa e parë me rezultatin 1 me 1, kanë filluar pakënaqësitë e tifozëve lezhjanë. Sipas tyre ndeshja ka qenë e shitur nga ana e albitrit.

Tifozët lezhjanë dhe pukjanë nuk kanë lënë të përfundojë ndeshja e skuadrave të tyre të zemrës, përkatësisht Besëlidhja dhe Tërbuni. Ata kanë shkëmbyer ofendime reciproke mes tyre dhe më pas kanë zbritur në fushë duke qëlluar njëri-tjetrin me grushta dhe duke tentuar tw godasin edhe albitrin e fulbollistët. Me mbërrtijen  e policisë, i kanë shpëtuar sulmimit sportistët dhe “ndeshja” e tifozëve ka vazhduar jashtë fushës. Për pasojë është plagosur lehtë një lifoz i skuadrës së Lezhës, Besëlidhja, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa tifozë të tjerë të të dyja skuadrave.

Përleshja e kishte zanafillën tek rezultati i ndeshjes. Tifozët e Besëlidhjes kanë aluduar se ndeshja është e shitur. Ndaj nuk kanë lejuar përfundimin e saj, duke thirrur se albitri ka marrë para që të nxjerrë fituese shkuadrën Tërbunit të Pukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›