Durrës, arrestohen dy doganierë për shkelje
Durrës- Dy doganierë të Doganës së Durrësit janë vënë në pranga pasi kanë bllokuar padrejtësisht mjetin tip Audi me targa BV 399 NT. Në kundershtim me detyrën e tyre, ata janë bërë pengesë për një shtetas duke mos e lejuar daljen e tij nga territori i doganës bashkë me mjetin që dispononte.
Kundër dy doganierëve është bërë një ankesë nga i dëmtuari dhe pas verifikimit të rastit ka rezultuar se dokumentacioni i mjetit ishte i rregullt dhe se pengesat ishin bërë në kundershtim me rregulloret perkatese të doganës. Kështu shtetasit Ilir Mujani dhe Dashamir Leka u arrestuan në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.