Rekord divorcesh në Lushnje, 100 kërkesa në muaj
Pas 12 vjetësh martesë, Gjinovefa Gjini nga rrethi i Lushnjes ka marrë në dorë divorcin e dhënë nga Gjykata. Mungesa e gjatë e bashkëshortit në emigracion, por edhe problemet në çift sa herë ai kthehej pranë familjes, ishin arsyet që detyruan 32-vjeçaren të kërkojë ndarjen prej tij. Por rasti i 32-vjeçares nuk është i vetmi. Çdo ditë në rrethin e Lushnjes ndodh një zgjidhje martese. Kërkesat për ndarje mes bashkëshorteve arrijnë në 100 në muaj, 30 prej të cilave marrin vendimin e gjykatës.
Kozma Jano Kryetari i Dhomës së Avokatëve “Shkak kryesor është emigracioni, i cili sjell më pas fenomenet që çojnë edhe në kërkesat për divorc.”
Anila Sinani, Psikologe pranë Gjykatës “Pikërisht mungesa e babait në familje, shtyn bashkëshortet të kërkojnë divorcin.”
Përveç zgjidhjes së martesave, rritja e kërkesave për divorc ka shtuar ndjeshëm edhe numrin e fëmijëve të braktisur.
Avokat “Ky fenomen vihet re edhe tek çiftet e reja, një numër i madh i të cilëve braktisin fëmijët.”
Lushnja është një prej rretheve me numrin më të lartë të popullsisë në emigracion, çka ka bërë që fenomeni i divorceve të bëhet shqetësues vitet e fundit.