E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana njerëzore e Ainshtainit

"Me famën po
bëhem akoma
më i zakonshëm,
një
fenomen i përditshëm. Ka një
diferencë aq të madhe ndërmjet
asaj se si është një person dhe
asaj se si e mendojnë të tjerët".
Kështu i shkruante Albert Ainshtain
mikut të tij, Henrik Zanger,
nga Zyrihu në Krishtlindjet e vitit
1919. Pra, disa javë më vonë, pasi
u bë një person i famshëm falë një
vëzhgimi astronomik që vërtetoi
teoritë e tij se si lënda ndikon në
hapësirë dhe kohë.
U bë një person shumë i
famshëm (madje shumë, duke
konsideruar që ishin të pakët
ata që i kuptonin teoritë e tij).
Por gjithmonë mbeti një person
i thjeshtë... Një person që u
përgjigjej gjithmonë letrave që
i drejtoheshin. Sikurse më datë
7 janar të vitit 1943 i shkroi një
vajze të vogël: "Mos u shqetëso
për vështirësitë që has në matematikë,
të miat janë akoma më
të mëdha".
I dashur Albert...
Shumë fragmente nga letrat
që Ainshtain shkruante, bashkë
me disa dokumente të tjera, janë
mbledhur dhe ruajtur nga Helen
Dukas, sekretarja e tij në vitet
1928 dhe nga matematicieni Banesh
Hofman, kolegu i tij. Madje
me to është botuar edhe një libër:
"Albert Ainshtain, ana njerëzore.
Një libër tërheqës, pasi ofron
imazhin e detajuar të një personi
që revolucionoi konceptet bazë të
shkencës (ato të hapësirës, kohës,
lëndës dhe energjisë). Zbulojmë
se ka pranuar të ketë flakur në
koshin e plehrave një ftesë me të
cilën lutej të merrte një diplomë
në Universitetin e Berlinit; t‘i
përgjigjej një klase fëmijësh që
ishte shpërqendruar pasi kishte
zbuluar se qeniet njerëzore i përkisnin
mbretërisë së kafshëve; të
argumentonte me një kolaudator
makinash mbi ekzistencën e Zotit;
t‘i shkruante motrës së tij në
momentet më të vështira të jetës,
sidomos kur ishte student ("Nuk
jam gjë tjetër veçse një barrë për
familjen... Do të kishte qenë më
mirë nëse nuk do të kisha lindur
kurrë"). T‘i replikonte një studenti
i cili e pyeti se cili ishte kuptimi
i jetës ("harmonia dhe bukuria në
marrëdhëniet njerëzore"); të zbavitej
me Mbretëreshën Elizabet
të Belgjikës, duke luajtur muzikë
klasike dhe shumë nga aspektet
e tjera të jetës së tij.
Mos u kujdes për ta!
Letrat bëjnë të qartë një personalitet kompleks dhe mjaft origjinal,
i cili nuk komprometohej
asnjëherë nga realiteti. Siç e tregon
edhe përgjigjja që Ainshtain
i ktheu një muzikanti gjerman,
i cili ishte tepër i stresuar, pasi
nuk po gjente punë pas shumë
kohësh: "Mos i lexoni gazetat,
kërkoni disa miq që mendojnë në
të njëjtën mënyrë si ju. Studioni
shkrimtarët e mrekullueshëm
të së shkuarës si Kant, Gëthe,
Lesing, klasikët e vendeve të
tjera. Shijoni bukuritë natyrore
të rrethinave të Monakos. Si të
them, bëni sikur jetoni në Mars,
i rrethuar nga krijesa të huaja dhe
evitoni të tregoni interes në aktivitetin
e tyre. Bëhuni mik i ndonjë
kafshe. Në këtë mënyrë ju do të
jeni sërish një njeri i gëzuar dhe
asgjë nuk mund t‘ju shqetësojë
më. Dhe gjithmonë mos harroni
se kafshët më të larta dhe më fisnike
rrinë gjithmonë të vetmuara
dhe në këtë mënyrë mund të thithin
pastërtinë e vetë atmosferës.
Ju shtrëngoj dorën në shenjë të
fortë shoqërie. Ainshtain".

Nuk e donte shkollën, megjithatë...

1879 - Më 14 mars Albert Ainshtain lind
në Ulm të Gjermanisë. Dy vjet e gjysmë
më vonë lind motra, Maja. Ainshtaini i vogël
i urren mënyrat e rrepta të metodave
mësimdhënëse gjermane dhe në moshën
15-vjeçare braktis shkollën.
1896 - Ainshtaini regjistrohet në Institutin
Politeknik të Zyrihut. Diplomohet në vitin
1900, por nuk arrin të gjejë punë menjëherë,
edhe pse i kishte mahnitur profesorët
e tij. Në vitin 1901 merr nënshtetësinë
zvicerane.
1902 - Më në fund Ainshtain gjen punë
në zyrën e patentave të Gjenevës dhe
martohet me Mileva Marik, shoqen e tij të
shkollës, nga e cila do të ketë dy fëmijë.
1905 - Viti i lulëzimit shkencor. Ainshtain
publikon punë dhe studime të rëndësishme,
ndër to relativiteti special (në të
cilin shfaqet formula e famshme E=mc²)
dhe studimet mbi efektin fotoelektrik. Falë
tyre, në vitin 1921 do të marrë çmimin
"Nobel".
1909 - Ainshtain e lë punën në zyrën e
patentave. Do të bëhet anëtar i Akademisë
prusiane të Shkencave në Berlin.
1915 - Publikohet teoria e relativitetit të
përgjithshëm, kryevepra e tij. Në Evropë
po bëhej luftë, por Ainshtain ishte një
shtetas zviceran dhe nuk u ndikua nga
ajo.
1919 - Në këtë vit, Ainshtain ndahet nga
gruaja dhe martohet me Elsën, një kushërirën
e tij, vejushe dhe me dy fëmijë.
Në të njëjtin vit bëhet i famshëm në të
gjithë botën falë vëzhgimeve astronomike
gjatë një eklipsi të diellit, të cilat konfi rmuan
teoritë e tij.
1933 - Nazistët marrin pushtetin në Gjermani.
Ainshtain udhëton nëpër Evropë
dhe më në fund transferohet në Institutin
për Kërkime të Përparuara të Pinston
(SHBA).
1955 - Më 18 prill të këtij viti Albert Ainshtain
ndërron jetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›