E Shtunë, 31 Tetor 2026

Figo pranë kalimit te QPR, Briatore e do në Angli

Luis Figo po bëhet gati për një transferim të bujshëm në kategorinë e dytë angleze. Sipas gazetës "Mail on Sunday", mesfushori portugez ka arritur akordin me Flavio Briatoren për të kaluar në fund të këtij edicioni në radhët e QPR që drejtohet nga Luixhi De Kanio. Të dyja palët janë takuar gjatë javëve të kaluara, duke arritur një akord, ndërsa kanë mbetur për t‘u përcaktuar vetëm detaje të vogla të kontratës. Ndonëse Interi është gati t‘i rinovojë kontratën ekzistuese portugezit, raporti i tij me Mançinin do ta shtyjë atë drejt refuzimit. Por oferta e QPR-së ishte e papritur, pasi mendohej se ai do të kalonte në Arabinë Saudite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›