Kuqezinjtë bëjnë ofertë për Drogba dhe Xherard
Milani po mendon të afrojë emra cilësorë në çdo repart të skuadrës dhe sipas mediave angleze, kuqezinjtë shumë shpejt do të bëjnë një ofertë zyrtare për Diderg Drogba të Çelsit dhe Stiven Xherard të Liverpulit. Sipas gazetës angleze "Daily Mail", presidenti Berluskoni ka ngarkuar menaxherët e skuadrës të përpilojnë një listë më 6 lojtarët më të mirë në treg, për të tentuar më pas t‘i blejë ata, por duke vendosur në krye të listës emrat e këtyre futbollistëve që aktivizohen në kampionatin anglez. Drogba është shumë pranë largimit nga Çelsit, pasi e sheh të mbyllur ciklin e tij në skuadrën londineze dhe Milani do të ishte një destinacion më se i pëlqyer për futbollistin nga Bregu i Fildishtë. Më e vështirë është situata e Xherard, i cili është idhulli i tifozerisë së Liverpulit dhe vështirë se do të pranonte të shkëputej nga kjo skuadër, pavarësisht ofertës së majme ekonomike që do t‘i bënin kuqezinjtë.