E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë shtëpi me drita të kuqe

Kur vjen fjala te shtëpitë publike, Hamburgu dhe
veçanërisht një zonë e caktuar e tij, ajo me emrin
"Reeperban", janë vërtet të famshëm. Por ndryshimi
i kohëve, shijeve, ligjeve dhe teknologjive kanë
bërë që të ketë ndryshime edhe në këtë zonë që mbahet
ndër më "të nxehtat" e Evropës. Kështu, shtëpia publike më
e vjetër do të mbyllë dyert dhe bashkë me to edhe veprimtarinë
e saj në muajin prill. Lajmi është pritur në mënyra
të ndryshme, por më së shumti me nostalgji dhe më së
shumti nga marinarët e të gjithë botës, të cilët ishin edhe
vizitorët më të shpeshtë të vendit me drita të kuqe. Ndërsa
kontenierët e mëdhenj shkarkoheshin në një nga portet
më të famshëm të botës, ata vizitonin shtëpinë publike
që ishte bërë e famshme prej tyre në të gjithë botën. Emri
i saj është hotel "Luxor" dhe ajo ka qenë një ndër gjërat e
pandryshueshme të vetë Reeperbanit, rruga e famshme e
dritave të kuqe, e cila nisi të marrë famë që nga viti 1948.
Tani fati i saj është caktuar. Ajo do t‘i shitet një investitori të
huaj. "Në këtë zonë për fat të keq kohët e arta kur mund të
bëje shumë para përmes seksit kanë marrë fund. Tani mezi
ia dilnim të paguanim shpenzimet e punës dhe ky është
shkaku kryesor që kemi vendosur ta mbyllim e ta shesim
shtëpinë", thotë një nga menaxheret e shtëpisë. Sipas saj,
tani i gjithë fitimi merret nga klubet e natës dhe kërcimtaret
e tyre. Sipas saj duket se njerëzit nuk e kanë më atë urinë e
dikurshme për seks, madje edhe mënyra e konsumimit të
tij, përveçse është rralluar, është ndryshuar. "Që kur erdhi
në jetë interneti, puna e shtëpive publike ka rënë. Ai është
një nga konkurrentët tanë më të rrezikshëm. Njerëzit,
në pamundësi të parave dhe të kohës, mjaftohen me një
konsumim virtual të nevojave të tyre fizike dhe kështu,
lamtumirë bordello", vazhdon menaxherja. Ndërkohë,
shtëpive publike ua kanë vështirësuar jetën edhe taksat e
rënda të vendosura nga qeveria, si dhe kontrollet e herë paS
hershme të policisë në përfundim të të cilave janë vënë edhe
gjoba të rënda. Hamburgu, duke qenë njëherazi edhe qytet
port, ka qenë për shumë vite një nga pikat më interesante
të turizmit të seksit. Në një rrugë të vetme numëroheshin
dhjetëra shtëpi publike, të cilat ditët e tyre më të mira i
patën në vitet ‘70. "Në atë kohë, në gjithë zonën turistike
nuk kishe ku hidhje kokrrën e mollës dhe me fitimet që
u bënë u ngritën biznese të tëra, të cilat funksionojnë me
shumë sukses edhe sot", thotë menaxherja. Dyert e shtëpive
publike rrinin hapur 24 orë gjatë 7 ditëve të javës dhe në
dispozicion të klientëve ndodheshin 12 vajza, ndërkohë
që në ditët e fundit shtëpia publike mezi ia dilte me 4 gra.
Një nga ato që ende kanë mbetur, e cila e identifikon veten
me emrin Nikol, flet me pesimizëm: "Fundi nuk do të jetë
i lehtë për ato që kanë vite që kanë punuar në këtë biznes.
Vitet e fundit të gjitha shtëpitë e rrugës pësuan një humbje
të madhe në klientelë dhe ata që vinin nuk kishin dëshirën
e dikurshme". E ndërkohë që një mënyrë dëfrimi perëndon,
mënyra të reja kanë nisur që të eksperimentohen. Sigurisht
që nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëra-tjetrën
dhe mbi të gjitha ndryshojnë edhe për sa i përket çmimit.
Pikërisht në rrugën e famshme, jo në qendër të saj, por në
periferi, kanë nisur të hapen disa lloj internet-kafesh, të
cilat ofrojnë vetëm shërbime seksi virtuale. Në dispozicion
të personave me mosha të ndryshme janë vënë kompjuterë
të mëdhenj dhe materiale të ndryshme për të kënaqur të
gjitha shijet. Por bëhet fjalë vetëm për shijime personale
të marrëdhënieve, çka është edhe tregues i një shoqërie
që tenton të vetëmjaftohet edhe në aspektin seksual. SipaS
disa psikologëve, ajo që të bën më shumë përshtypje është
se këto pika interneti frekuentohen më shumë nga të rinjtë,
të cilët në vend që të shoqërohen fizikisht me njëri-tjetrin,
preferojnë gjithnjë e më shumë futjen në labirintet false të
cyberseksit. "Është një nga plagët e kohëve moderne, por
pasojat e kësaj mbylljeje nuk janë ende të dukshme. Ato do
të dalin më shumë në pah kur të vijë koha që këta të rinj të
kthehen në të rritur dhe të krijojnë familje. Vetëm atëherë
do të shohim se si do të funksionojnë ato familje të cilat janë
ndërtuar nga të rinj që kanë preferuar konsumin e seksit dhe
dashurisë virtuale në vend të asaj fizike, qofshin këto edhe
shtëpitë publike", thotë një psikolog gjerman. Për sa i përket
rrugës së famshme të Hamburgerit, ajo vërtet që po përjeton
perëndimin e ditëve të saj më të mira, por kjo nuk do të thotë
që tashmë nuk janë eksploruar dhe nuk po aplikohen mjete
të tjera që i shndërrojnë njerëzit të adiktivë të veseve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›