Erikson kërkon të afrojë "yje" te Mançester Siti
Sven Goran Erikson ka paralajmëruar drejtuesit e Mançester Sitit se kjo skuadër duhet të bëjë shpenzime të mëdha në merkato, nëse dëshiron që të bëhet pjesë e ekipeve elitare në Evropë. Suedezi ëndërron të sjellë në radhët e Sitit emra si Henri, Ouen dhe Diego gjatë merkatos verore, duke synuar që të plotësojë objektivat që presidenti Shinauatra i ka caktuar atij për vitet e ardhshme. "Nuk mendoj se jemi në një nivel me katër skuadrat angleze që janë aktualisht në Ligën e Kampioneve. Ata kanë diçka më shumë dhe ne na duhet që të arrijmë në këtë nivel, duke shpenzuar shumë në merkato për të blerë emrat më të njohur", tha ai.