E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë "pleqtë" që qeverisin botën

President i Zimbabvesë. Datëlindja: 21
shkurt 1924. Kohëzgjatja në pushtet:
28 vjet (Kryeministër në 1980-1987 dhe
President që nga viti 1987. Renditja në
indeksin e shteteve të dështuara: nr.4 (nga 177
shtete). Pinjollë: dy djem, një vajzë dhe një djalë
i vdekur. Kur u pyet për numrin e nipërve, sipaS
një zëdhënësi të ambasadës së Zimbabvesë në
Amerikë, Mugabe tha: "Nuk mund t‘ua them në
telefon, faleminderit", dhe e mbylli menjëherë telefonin.
Fëmija më i madh i Mugabes është 19 vjeç,
kështu që nuk ka gjasa që ai të ketë nipër. Gjendja
shëndetësore: Në një vend ku kohëzgjatja mesatare
e jetës ka rënë nga 60 në 40 vjet në kohën e presidencëS
së tij, Mugabe e ruan me shumë rreptësi
shëndetin e vet. Bashkëshortja thotë se ai zgjohet
çdo mëngjes në orën 4 për të bërë ushtrime. Më
2005 pati zëra se ai kishte vdekur nga një sëmundje
e zemrës, por zëdhënësi i Mugabes në atë kohë
tha: "Ai është i shëndetshëm si një adoleshent". Ka
pasur të paktën një shenjë të konfirmuar dobësie:
më 2000 ai u rrëzua kur ndodhej në Malajzi dhe
kjo i shkaktoi disa qepje mbi sy. Në radhë pas tij:
në zgjedhjet presidenciale të 29 marsit, sfiduesit
kryesorë të Mugabes janë ish-ministri i Financave,
Simba Makoni dhe udhëheqësi i opozitës, Morgan
Tsvangirai, të cilit iu thye kafka gjatë një sulmi të
motivuar politikisht në mars 2007.
ABDULLAH BIN ABD AL-AZIZ AL-SAUD
Mbret i Arabisë Saudite. Datëlindja: 1924 (data
e saktë nuk dihet). Kohëzgjatja në pushtet: 12 vjet
(Mbret që nga gushti 2005, por ka qenë sundueS
de facto që nga dhjetori 1995, kur paraardhësi i tij,
Mbreti Fahd, pësoi një atak). Renditja në indeksin
e shteteve të dështuara: nr.83. Pinjollë: të paktën
20 vajza dhe 15 djem. Një zëdhënës i ambasadëS
saudite në Washington nuk e dinte se sa nipër dhe
mbesa ka Mbreti. Arkivat e lajmeve nuk e përmbajnë
këtë numër. Mbreti ka pasur më shumë se
30 gra, gjë që e bën të ndërlikuar numërimin e
fëmijëve, aq më tepër të nipërve dhe mbesave.
Gjendja shëndetësore: Mbreti ka pasur probleme
me zemrën, por ai gjithsesi duket në formë. Verën
e vitit të kaluar ai kaloi gjashtë javë duke udhëtuar,
duke përfshirë vizitat në Marok, Francë, Poloni
dhe Jordani. Sigurisht, në grupin e shoqërimit
të tij ndodhet edhe një "klinikë udhëtuese". Në
radhë pas tij: Princi i Kurorës, Sultan bin Abd al-
Aziz al-Saud.
GIRIJA PRASAD KOIRALA
Kryeministër i Nepalit. Datëlindja: 20 shkurt
1925. Kohëzgjatja në pushtet: 2 vjet, që nga prilli
2006 (por ka qenë Kryeministër 3 herë më parë:
mars 2000 - korrik 2001, prill 1998 - maj 1999 dhe
maj 1991 - nëntor 1994). Renditja në indeksin e
shteteve të dështuara: nr.21. Pinjollë: 1 vajzë, dy
nipër. Gjendja shëndetësore: Koirala ka vuajtur
nga probleme me frymëmarrjen në të kaluarën
dhe në intervistat e kohëve të fundit ka pasur
vështirësi në përfundimin e fjalive. Ai u sëmur në
janar nga infeksione në kraharor dhe fyt dhe iu
deshën dy javë regjim shtrati. Gjatë kësaj kohe,
qarkulluan zëra se ai kishte vdekur. Në radhë paS
tij: ish-kryeministri Sher Bahadur Deuba nga Partia
Kongresi i Nepalit të Koiralas është përmendur si
pasardhës i mundshëm. Zgjedhjet për Asamblenë
Kushtetuese, e cila do të hartojë një kushtetutë të
re, do të zhvillohen më 10 prill. Dhe me një kushtetutë
të re, kushedi se çfarë mund të ndodhë.
ABDOULAYE UADE
President i Senegalit. Datëlindja: 29 maj 1926.
Kohëzgjatja në pushtet: 8 vjet, që nga prilli 2000
pas zgjedhjeve të marsit të atij viti. Renditja në
indeksin e shteteve të dështuara: nr.117.
Pinjollë: 1 djalë, 1 vajzë dhe 3 mbesa. Gjendja
shëndetësore: tetëdhjetëvjeçari duket në formë.
Mosha madje i ka shërbyer: ai përdori nofkën e tij
"Gorgui", që do të thotë "plak i mençur", e cila ka
një konotacion që ngjall respekt në vendin e tij,
në të gjithë posterat elektoralë, kur rikandidonte
vitin që kaloi.
Në radhë pas tij: raundi i ardhshëm i zgjedhjeve
presidenciale është në vitin 2012, kështu që është
pak si herët të përmenden emra.
HOSNI MUBARAK
President i Egjiptit. Datëlindja: 4 maj 1928. Kohëzgjatja
në pushtet: 26 vjet, që kur ish-presidenti
Sadat u vra në tetor 1981.
Renditja në indeksin e shteteve të dështuara:
nr.36. Pinjollë: dy djem, 2 nipër. Gjendja shëndetësore:
verën që kaloi u përhapën shumë
zëra se Mubarak ishte sëmurë dhe në nëntor
katër redaktorë gazetash u dënuan për shkak se
kishin shkruar në lidhje me shëndetin e Presidentit.
Prokurorë të qeverisë akuzuan një prej
gazetave se me këtë kishin shkaktuar largimin e
qindra miliona dollarëve në investime të huaja.
Bashkëshortja e Mubarakut i tha një televizioni
të Dubait: "Çdo gjë është mirë". Në radhë pas tij:mendohet gjerësisht se Mubarak po përgatit djalin
e tij më të vogël, Gamal, për të qenë Presidenti
i ardhshëm, por shumë egjiptianë janë kundër
"trashëgimisë faraonike".
SABAH AL-AHMAD
AL-JABER ALSABAH
Emir i Kuvajtit. Datëlindja: 6 qershor 1929.
Kohëzgjatja në pushtet: 5 vjet (emir që nga janari
2006, por ka qenë de facto sundues që kur u bë
Kryeministër në vitin 2003, kur të dy, si ish-emiri
Sheikh Jaber, ashtu edhe ish-kryeministri Saad,
ishin në gjendje shumë të keqe shëndetësore për
të qeverisur). Renditja në indeksin e shteteve të
dështuara: nr.124. Pinjollë: kur u pyet për numrin
e fëmijëve dhe nipërve që ka emiri, një zëdhënëS
në ambasadën e Kuvajtit në Washington tha:
"Është një pyetje e ndërlikuar". Të dhënat nga
mediat zbulojnë se ka një vajzë që i ka vdekur,
por përtej kësaj, numri i fëmijëve dhe nipërve
e mbesave nuk mund të konfirmohet. Gjendja
shëndetësore: familja mbretërore kuvajtiane
rrallë nxjerr informacione mbi shëndetin, por
ka zëra që thonë se emiri ka disa probleme me
shëndetin.
Në radhë pas tij: Princi i kurorës, Navaf.
RAUL CASTRO
President i Kubës. Datëlindja: 3 qershor 1931.
Kohëzgjatja në pushtet: 2 vjet (President që nga
shkurti 2008, ose ka qenë de facto President që
nga korriku 2006, kur vëllai i tij, Fidel Castro, i kaloi
kompetencat për shkak të gjendjes shëndetësore).
Renditja në indeksin e shteteve të dështuara:
nr.77. Pinjollë: 3 vajza, një djalë dhe 8 nipër, sipaS
një artikulli të "The New York Times" në qershor
2007. Gjendja shëndetësore: Raul është i dhënë
pas alkoolit dhe ka qenë i dhënë pas pijes që në
adoleshencë, sipas Brian Latell, një ekspert për
Kubën në Universitetin e Miamit. Në radhë pas tij:
disa emra dolën në sipërfaqe pasi Fideli dorëzoi
pushtetin, duke përfshirë Carlos Lage, RicardoS
Alarcon, Felipe Perez Roque, Ramiro Valdez dhe
Esteban Lazo, të gjithë këta kanë pasur poste të
larta qeveritare.
MVAI KIBAKI
President i Kenias. Datëlindja: 15 nëntor 1931.
Kohëzgjatja në pushtet: 5 vjet, që nga dhjetori
2002. Renditja në indeksin e shteteve të dështuara:
nr.31. Pinjollë: zyrtarisht 3 djem, një vajzë dhe
6 nipër e mbesa. Veç kësaj, në një kontinent ku
poligamia nuk është e pazakontë, ka edhe një vajzë
tjetër nga një tjetër bashkëshorte. Megjithatë,
zyra e Kibakit nxori një deklaratë të pafirmosur,
ku i kërkohet shtypit "që të përmbahet e të moS
përmendë anëtarë të tjerë të familjes". Gjendja
shëndetësore: Kibaki u shtrua në spital për arsye
të një tromboze dhe tensioni të lartë në janar të
vitit 2003, pasi kishte thyer më parë këmbën gjatë
një aksidenti automobilistik në dhjetor të vitit
2002. Në fillim të mandatit të parë, atij iu desh të
anulojë shumë aktivitete. Mbetet një i dashuruar
marrëzisht pas golfit. Pas tij në radhë: nëse lideri
i opozitës, Raila Odinga, do të kishte vepruar si
donte, ai do të ish bërë President, një pozicion
që e humbi në zgjedhjet e dhjetorit 2007, të cilat,
sipas tij, u manipuluan në favor të Kibakit. Tani,
sipas një marrëveshjeje për ndarje të pushtetit,
Odinga do të jetë Kryeministër.
MANMOHAN SINGH
Kryeministër i Indisë. Datëlindja: 26 shtator
1932. Kohëzgjatja në pushtet: që nga zgjedhjet
e majit 2004. Renditja në indeksin e shteteve të
dështuara: nr.110. Pinjollë: 3 vajza dhe 3 nipër.
Gjendja shëndetësore: ende shumë i fortë. Nuk ka
pasur të dhëna për sëmundje dhe parashikimet e
astrologëve se Singh do të kishte probleme të rënda
me shëndetin deri në fund të shtatorit 2004, nuk u
realizuan. Në radhë pas tij: në demokracinë më të
madhe të botës, kushdo mund të hamendësojë.
TAN SHVE
Kryetar i Këshillit Shtetëror të Paqes Shtetërore,
Birmani.
Datëlindja: 2 shkurt 1933. Kohëzgjatja në
pushtet: 16 vjet, që nga prilli 1992, pasi sunduesi
i mëparshëm ushtarak i vendit u largua për shkak
të shëndetit të dobësuar. Renditja në indeksin e
shteteve të dështuara: nr.14. Pinjollë: 3 vajza, një
djalë dhe të paktën tre nipër. Gjendja shëndetësore:
besohet gjerësisht se Shve vuan nga diabeti dhe
hipertensioni. Shëndeti i tij po përkeqësohet, për
shkak të problemeve mendore, të zemrës, si dhe
një ataku. Në janar të vitit 2007, Shve u shtrua në
spital në Singapor për dy javë, ndoshta për shkak
të një tumori dhe humbi festimet e ditës së pavarësisë,
për herë të parë që nga koha kur ka ardhur në
pushtet. Shumë birmanezë besojnë se sëmundjet
janë mallkimi që iu shkaktua atij nga shtypja e egër
që u bëri protestave të murgjve vitin e kaluar. Në
radhë pas tij: numri tre i juntës ushtarake, Shve
Mann, shihet si pasardhës i mundshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›