Analistët: 2012-a, vështirësi për eurozonën
Analistët ndërkombëtare parashikojnë se viti 2012 do të jetë një vit i vështirë për eurozonën. Në eruozonë analistët shohin vështirësi për vitin 2012; Greqia mund të mos jetë në gjendje të paguaj borxhet; Franca mund të humbasë shkallën e kreditit dhe disa nga bankat e saj më të mëdha mund të kenë nevojë për ndihmën e qeverisë për të shpëtuar nga falimentimi. Analisti Jeremy Stretch në Londër është shprehur se dobësitë e identifikuara vite më parë më në fund po dalin në sipërfaqe. Euro ka rënë në nivelin më të ulët në 16 muaj, kundrejt dollarit amerikan."Këto dobësi ishin maskuar nga procesi i rritjes ekonomike në përgjithësi dhe vetëm tani kur shihet një rënie kaq e madhe dalin në pah edhe llojet e mungesave strukturore në kuadër të projektit Eurozonë, proces i projektuar nga politikanët jo në mënyrë optimale."- është shprehur ai. Ndërkohë që euro është zhvlerësuar, në bursat ndërkombëtare dollari ka shënuar rritje. Deri vjeshtën e kaluar, statistikat rreth ekonomisë amerikane ishin jo shumë optimiste - me papunësi të lartë, rritje të borxhit qeveritar, dhe tregu i pasurive të patundshme ende në vështirësi. Por ekonomia amerikane tani tregon shenja përmirësimi. Shtetet e Bashkuara kanë informuar se në dhjetor u krijuan 200 mijë vende pune, për të gjashtin muaj me radhë. Shkalla e papunësisë është tani 8,5% nga 10.1% që ishte 2 vjet më parë. Ndryshe nga eurozona, analistët nuk parashikojnë që Shtetet e Bashkuara të bien përsëri në recesion në vitin 2012.