Analistët amerikanë: Pozicioni serb për Kosovën është konfuz, ndërsa ai shqiptar i qartë dhe ka - pavarësinë
Pozicioni negociues i Beogradit ndaj Kosovës është konfuz dhe joadekuat dhe se ai nuk ka strategji të formuluar unike dhe përfundimare. Beogradi është në defansivë konstante dhe në pocizion të paqartë. Ndërkaq shqiptarët kanë strategji të qartë dhe të caktuar - pavarësinë, të cilën siç besohet do ta arrijnë me lobimin intensiv ndërkombëtar, thotë eksperti amerikan për Ballkanin Stiven Majer.
Ky analist amerikan u shpreh për "Zërin e Amerikës" se imponimi i i zgjidhjes së statusit të Kosovës është gjithnjë e më i sigurt nëse Beogradi nuk arrin koncensusin nacional dhe nëse me bisedime produktive nuk arrin respektim më të madh për pozicionet e veta. Majer thotë se kryeministri i Kosovës Agim Çeku do të ishte personi me të cilin duhet biseduar.
Ndërkaq analisti tjetër amerikan Brus Xhekson, kryetar i Organizatës joqeveritare Projekti për Demokraci në Tranzicion me seli në Uashington thotë se pas referendumit në Mal të Zi dhe duke marrë parasysh qëndrimin e përkrahur gjerësisht se Kosova është nisur drejt një lloj pavarësie, është e qartë se çështja e së kaluarës së Serbisë është zgjidhur, por mbetet çështje e ardhmja e saj, thotë Xhekson për BBC-në.
Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës zyrtarët amerikanë në disa raste kanë thënë se për Kosovën autonomia e kufizuar brenda Serbisë historikisht është e pamudnur.
"Korniza për bisedime dhe për përcaktimin e statusit të Kosovës tashmë janë harmonizuar. Ujdinë për kët e kanë arritur Kombet e Bashkuara, Grupi i Kontaktit dhe mbarë bashkësia ndërkombëtare", nënvizoi Xhekson.