Reforma zgjedhore, kjo telenovelë e mërzitshme
Reforma zgjedhore është bërë një togfjalësh shumë i rëndomtë për shqiptarët. Për vetë faktin se ka të paktën 15 vjet që përdoret nga politikanët shqiptarë. Nga vetë fjala reformë , duhet të kishte një përparim në këtë fushë se ky është dhe qëllimi i reformave. Por e kundërta ka ndodhur në Shqipëri. Si gjithmonë , parapëlqehet që të ashtuquajturat reforma të bëhen gjithmon "copë-copë”. Asnjëherë nuk i shkohet deri në fund një çështje. Kështu po ndodh në rastin konkret kur çështja e zgjedhjeve vendore po mbahet peng nga partitë kryesore politike duke vazhduar në rrugën e tekave të dala mode. Sigurisht që kur flitet për një process zgjedhor të drejtë dhe të pranuar nga të gjithë , theksi bie mbi listat e zgjedhësve. Një problem ala shqiptarçe, ky. Në asnjë vend të botës shteti nuk i lejon vetes të bjerë kaq poshtë duke mos qënë i zoti të rregjistrojë shtetasit e vet dhe ti pajisi me karta identiteti çka do të zgjidhte një hërë e përgjithmonë , këtë problem dhe do të zhdukte të famshmet çertifikata. Në çdo prag zgjedhjesh ngrihet një komision parlamentar icili që në përbërje dhe mënyrën e funksionit të le të kuptosh se nuk ka për të zgjidhur asgjë. Së pari është një fushë betejë ku dy forcat kryesore politike matin forcën dhe së dyti i lejojnë vetes të vendosin çdo gjë me pëlqimin e tyre. Komisioni i ngritur kohët e fundit, me dy bashkë kryetarë, deri tani nuk arritur asnjë kompromis duke vënë në rrezik serioz gjithë procesin zgjedhor. Rregjistri i zgjedhësve është sërisht pika më e nxehtë ku të dyja palët nuk bien dakort. Po tju kujtohet para zgjedhjeve të 3 korrikut PD dhe PS, kishin të njëjtat role por në pozicione të ndryshme. Socialistët në pushtet mbronin listat e përkohshme ndërsa demokratët atëherë në opozitë i kundërshtonin ato. Ndërsa tani palët kanë ndërruar "llogoret"por luftojnë në të njëtën mënyrë. Nëse këto lista janë më të pranueshmet dhe më të mirat e mundshme dhe nëse vërtet nuk ekziston mundësia për të hartuar të reja , atëherë Edi Rama duhet tu japë urdhër të tijëve që të braktisin bilbilat. Përvç ndotjes akustike , kjo lloj proteste nuk shkon fare në këto ditë të nxehta. Por ajo që vihet re në rradhët e opozitës është një lloj konfuzioni në qëndrimet e tyre që shkon deri në një kakofoni zërash . Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të socialistëve , Pandeli Majko , deklaroi se opozita ka vendosur të heqë dorë nga bashkëpunimi me mazhorancën për reformën deri në një kompromis të kësaj të fundit për çështjen e ligjit të KKRT-së. Ky duket një hap politik tepër foshnjëror dhe i papjekur sepse të dyja çështjet nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën. Reforma zgjedhore nuk ka pse të mos vazhdojë se nuk u ra dakort për një ligj tjetër. Megjithatë kjo justifikon më së miri , zërat për një alibi të socialistëve të cilët duken se duan të shtyjnë në maksimum këtë reformë , për të treguar më pas se qeveria është e paaftë të garantojë zgjedhje të lira dhe të drejta. Si duket edhe kësaj here do duhet që ndërkombëtarët të "tërheqin veshin"politikanëve shqiptarë për tju kujtuar të hynë në shina se kështu nuk vazhdohet më gjatë. Nga ana tjetër edhe Presidenti , duket se është ndikuar pak nga kjo klimë papërgjegjshmërie që karakterizon partitë politike , pasi në vend që të respektojë kushtetutën për të cilën është garant, ka shkeluar të gjitha afatet e parashikuara në të përsa i përket emërimeve në KQZ. Zoti Moisiu , para se të kritikojë të tjerët për pengesë të reformës duhet të jetë vetë shembulli i parë zbllokimin e saj. Komisioni Qëndror i Zgjedhjev ka kohë që nuk punon siç duhet për shkak të vendeve vakant të krijuara në të. Të gjitha këto mangësi duhet të bien në vesh të dikujt që të kujtohet se shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur në rrugën e integrimit për shkak të kapriçove të politikanëve. Ndoshta duhet më shumë ndjenjë qytetarie për ti kujruar ata herë pas here se janë zgjedhur me votën tonë dhe ndodhen aty deri në momentin që ne nuk ndryshojmë mendje.
alekspetriti@yahoo.com
alekspetriti@yahoo.com