E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi BE dhe Bush komentohet në shtyp

Samiti BE-SHBA dhe implikimet e tij ka qenë në qendër të gazetave evropiane.
Një ditë pas samitit BE-SHBA , SUEDDEUTSCHE ZEITUNG thotë se BE dhe SHBA duhet të shkojnë përtej ritualeve dhe të bashkëpunojnë më shumë për çështje globale.

Gazeta shkruan se BE e ka kuptuar se duhet të bëhet "një lloj superfuqie", nëse do që të jetë lojtar kryesor në periudhën e globalizimit, por gjithashtu e di se ka nevojë për një aleat si Amerika.

Ndërkohë, edhe politikantë amerikanë kanë mësuar se ata janë më të "besueshëm" nëse veprojnë bashkë me të tjerët, shton gazeta.

"Tani... do të jetë koha për t'i dhënë fund ritualeve të samiteve pa dobi dhe për të marrë ekspertë që do të punojnë më ngushtë, atje ku ka probleme të prekshme," shkruan gazeta gjermane.

DER STANDARD thotë se samiti mund të jetë një rutinë, por mundëson Evropën dhe SHBA " të takohen si të barabartë dhe të nxjerrin në pah çështjet kryesore në marrëdhëniet e tyre."

"Skandali që rrethon Guantanamon dhe pasojat që ka ai mbi imazhin e SHBA ishin shumë serioze, saqë presidenti amerikan Xhorxh Bush vendosi të konfirmojë mbylljen e planifikuar të burgut në terma të qarta."

DER TAGESSPIEGEL thotë se Evropa dhe SHBA kanë gjetur fushë të përbashkët pas mosmarrëveshjeve mbi luftën në Irak.

Gazeta vë në dukje se SHBA ka ndryshuar pozitën jo vetëm për Guantanamon, por edhe mbi Iranin dhe strukturat mbrojtëse evropiane.

Gazeta spanjolle EL PAIS kritikon samitin BE-SHBA në Vjenë se nuk ka diskutuar çështje të tilla si të drejtat e njeriut.

Megjithëse, Xhorxh Bush tha se donte të mbyllte burgun në Guantanamo , përfaqsëuesit e BE-së "nuk i shtynë amerikantë sa duhet" dhe nuk përmendën fare çështjen e fluturimeve sekrete të avionëve të CIA-s.

Gazeta beson se samiti dështoi pasi përfaqësuesit e BE-së nuk i prezantuan Bushit ndonjë nga " kritikat e ashpra të parlamentit evropian."

E përditshmja rumune CURENTUL shkruan se masat e sigurisë për vizitën e presidentit Bush në Vjenë sikur lanë në hije rezultatet e zbehta të samitit.

"Në përgjithësi, samiti i djeshëm ishte shprehje e dëshirave pa arritjen e një vendimi përfundimtar. Për një ditë Vjena ishte në shtetrrethim, një nga problemet më të mëdha të rojeve të sigurisë të Bushit kur ai vrapon. Në qendër të kryeqytetit austriak nuk kishte trafik dhe policët amerikanë e shndërruan Pallatin Hofburg në një kështjellë të vërtetë.

Në një zhvillim tjetër, gazeta serbe POLITIKA beson se politikanët e vendit duhet të mos flasin më për vlera evropiane, por të fillojnë t'i adoptojnë ato.

Një koment botuar me titullin "Toka e premtuar e Serbisë" thotë se në vend të fjalës Evropë në buzët e njerëzve dhe ekranet televizive, Serbia ka nevojë për Evropën në institucionet e veta.

"Politikanët po përsërisin fjalët e njohura "Evropë pa kufi " dhe " E ardhmja jonë evropiane ". " Pra, Evropa është gjithandej dhe në asnjë vend," shkruan POLITIKA .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›