Analistet hedhin poshte raportin e FMN-se per cmimin e naftes
Ecuria e çmimit të naftës vijon të mbetet në vëzhgim gjatë kësaj periudhe. Rritja e fortë e cmimeve i ka frikësuar investitorët për pasojat mbi rimëkëmbjen ekonomike globale. Gjithsesi ditët e fundit është vërejtur një rënie e lehtë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Por çfarë duhet të dimë më tepër për këtë produkt mbi të cilin flitet shpesh dhe shumë. Ekspertët e fushës në Grupin Nomura tregojnë se në tre muajt e fundit çmimi është në rritje me 20% dhe kjo shifër nuk mund të konsiderohet aspak e lartë nëse do ta analizonim në këndvështrimin historik. Zëri më i rëndësishëm në grupin e produkteve energjitike nga këndvështrimi ekonomik, bakri, është në rënie dhe nuk konfirmon ecurinë e naftës. Kjo sipas eksperëtve na tregon se nuk është rritja globale ajo që udhëheq çmimin e naftës. Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga FMN në raportin e World Economic Outlook thuhet se kërkesa e tregjeve emergjente po udhëheq rritjen e cmimit të naftës, ndërkohë që oferta nuk do të rritet për një periudhë të shkurtër. Por analistët e Nomuras hedhin poshtë pretendimet e FMN e cila kushtëzon ecurinë e naftës në varësi të rritjes ekonomike globale. Sipas tyre impakti i tronditjeve në çmimin e naftës në PBB varet nga sasia e importuar nga secili vend dhe kjo tregon se edhe pasojat janë të moderuara. Impakti mbi çmimin e naftës mbi rritjen është më i dukshëm në vitin pasardhës kur ndodh një shok i çmimeve. Vende të ndryshme kanë një ndikim të ndryshën në ecurinë e lëndëve të para. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare parashikohet një rritje e kërkesës globale për naftë, pavarësisht se kjo i atrubuohet vendeve emergjente dhe atyre në zhvillim. Në fakt parashikimet e “Monthly Oil Market Report”, të publikuar nga ANE, tregojnë se për këtë viti konsumi është rritur në 89,9 milionë fuci naftë në ditë, ose 0,8% më shumë se në vitin e kaluar, edhe për vendet e OECD-së, këtë vit kërkesa do të ulet më pak se sa parashikimet, ndërsa në vendet e Brics, kërkesa për naftë do të rritet me 2,8 milonë fuçi naftë më shumë se viti 2011. Po ashtu sipas agjencisë ndërkombëtare për energjinë, ecuria e kuotave të naftës për vitin 2012, do të varet kryesisht nga faktorët gjeopolitikë. Aktualisht Siria gjendet në një situatë të rënduar politiko-sociale dhe perspektivat për zgjidhjen e këtyre cështjeve janë ende të paqarta. Në Arabinë Saudite tensionet sociale po shtohen, pikërisht në kohën kur është në veprim një tranzicion delikat gjeneratash. Përballë Iranit dhe botës perëndimore ka arritur nivele alarmi, me pasoja të rrezikshme për stabilitetin e furnizimeve të naftës. Përballë ofertës do të ndikojnë më tej zgjedhjet e vendeve prodhuese të naftës OPEC. Pra sipas ekspertëve botëror të sektorit energjetik, tensionet gjeopolitike do t’u lënë hapësirë destabilizimeve të tregut botëror të naftës.