Barroso Me optimiste per daljen nga kriza

Duke qëndruar ekstremisht të kujdesshëm nga zhvillimet e fundit në fusha në ndryshme mund të kemi tashmë kushtet për të filluar ndryshimin e perspektivave tona për të ardhmen dhe për të qenë më optimist mbi daljen nga kriza. Afirmimin e ka bërë kreu i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, i cili ka kujtuar se parashikimet ekonomike afatmesme të BE tregojnë se në gjysmën e dytë të këtij viti do të ketë një rikthim drejt rritjes. Në fakt, shton Barroso janë bërë progrese domethënëse në prioritete të ndryshme sic është fuqizimi i qeverisjes ekonomike me paketën gjashtë, një përmirësim i kushteve të sektorit bankar, një zgjidhje për problemin grek, ka listuar presidenti i KE, pa harruar edhe të dhënat e fundit pozitive mbi besimin e konsumatorëve dhe bizneseve.
Është koha të fillojmë të ndërtojmë mbi këtë mundësi besimi dhe të nisim të ndryshojmë perspektivat e së ardhmes që janë edhe celësi i besimit. Lidhur me samitin e fillimit të marsit të liderëve europianë në Bruksel Barroso ka thënë se ky këshill europian duhet të jetë më pak dramatik se samitet e fundit. Për presidentin e KE sot është shumë e vështirë të mbash modelin social europian. Për këtë pyetja që shtrohet është se cili do te jete kompromisi për paktin e ri social nëse duam të ruajmë dhe fuqizojmë ekonominë tonë sociale të tregut. Kam besim se në javët e ardhshme niveli i fuqisë së mbrojtjeve tona do të shkojë në nivelet e duhura, ka shtuar barroso duke iu referuar fuqizimit të Fondit të shpëtimit të Eurozonës. Në muajin mars besoj se do të bëjmë progrese për këtë cështje. Përsa i takon Greqisë, sipas Barrosos nuk është i nevojshëm një komisar special për rindërtimine këtij vendi, ashtu sic ka kërkuar gjatë një interviste kreu I Eurogrupit Jean Claude Juncker.