Analistët shqiptarë vrasës të realitetit dhe autorë të marrëzirave!!
Nga Genc LLAKAJ
Kujtdo që lexon këtë titull shkrimi, i shfaqet në imagjinatë mikroborgjezi gjysmëintelektual ose analisti që nga nxitimi për tu radhitur ndër kokat e mëdha të shoqërisë, bën jo vetëm gafa të paprecedentë, por edhe veprime të ndërgjegjshme që lënë njolla të dukshme në kujtesën e një shoqërie të caktuar... Këta analistë, enden sa nga njëri te tjetri ekran televiziv, sa nga njëra te tjetra faqe e gazetave shqiptare thjesht e vetëm të shesin injorancën për dituri, kokëboshësinë për mendjemadhësi, inferioritetin intelektual për superioritet absolut, keqbërjen kombëtare për patriotizëm etj. Pra, këta filozofë, të kohës moderne, vetëpasaportizohen si nxënës të denjë të filozofisë sokratiane në të njëjtën mënyrë si Platoni, apologjia e të cilit, Sokratin e kish parë vetëm në ëndërr
E kam fjalën këtu për një pjesë jo të vogël intelektualësh që vetëquhen analistë a opinionistë. Në këtë shkrim po marr si kampion të kësaj shtrese disa prej tyre që më bëjnë çudi për vetë mënyrën e sjelljes së tyre ndaj fenomeneve të realitetit shqiptar, qofshin këto të fushës politike, ekonomike dhe asaj të moralit kombëtar.
Të gjithë ndjekim televizionet, lexojmë gazetat apo, së paku, bisedojmë në barin e lagjes se çngjet me politikanët tanë dhe kinse politikëbërjen e tyre. Por, askush prej nesh, ndoshta pa dashur, nuk thellohet nëse mendimet a opinionet që shprehen, në rastin tonë nga analistët, janë të vërteta a jo, përkasin me realitetin a jo, janë mishërim produktiviteti a jo. Kjo gjë ndodh sepse natyrshëm, qënia njerëzore së cilës i përkasim është ndërtuar në një mënyrë të tillë që çdo gjë që dëgjon a sheh e bën dashnore të vet dhe po aq të besueshme për të tjerët sikur të ketë qenë themelues i saj. Aq më tepër ndodh ky fenomen kur dënglat analitike shiten në gjuhë të huaja dhe me nënkuptime të dyfishta. Kjo farë e mbjellë nga njerëz, pothuaj të papërgjegjshëm, gjen një fushë të virgjër e të pafajshme siç është mjedisi shoqëror i shqiptarëve ku edhe sapunin mund ta shesësh për djath dhe anasjelltas.
Ja, për shembull, Mustafa Nano zbret në arenën televizive me një emision që quhet déjà vu Ky zotëri, plot pasion dhe inteligjencë pse nuk trajton, të themi, të paktën një herë çështjen kombëtare dhe mënyrat e zgjidhjes së saj? Ta zëmë, një foto e fëmijëve çamë të masakruar nga makina ushtarake zerviane apo e fëmijëve të Kosovës nga ajo serbe, a një foto skicë e konferencës ogurzezë të Londrës a një foto e neofashistëve grekë që djegin flamurin shqiptar ose edhe një hartë e Shqipërisë Etnike për tu mësuar të rinjve shqiptarë ku dhe sa e kanë atdheun e tyre, a nuk do të ishin gjetje për këtë emision? A nuk ka këtu për të komentuar? Ka, madje shumë. Atëherë, çfarë pret zoti Nano? Mos vallë pret të të kujtoj unë që je shqiptar e si i tillë duhet të merresh me ta dhe problemet e tyre?
Sokol Balla, ky djalë azgan e i vlerësuar së tepërmi nga një media private si Top-Chanell është një tjetër analist, të cilit, sërish, diçka i mungon. E dini pse dhe ku bazohem? Ju kujtohet 10 qershori i 2007-tës, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi vendin tonë? Sigurisht që çdo shqiptar nuk mund ta harrojë këtë vizitë të Presidentit Bush, sa historike po aq dhe strategjike për interesat kombëtare. Por a ju kujtohet që gjatë kësaj vizite të presidentit të SHBA-s, Sokol Balla u kthye nga analist gazetar në detektiv policie? A ju kujtohet që Sokol Balla, heroi i heshtur i moralit të shqiptarëve zbuloi se kush kishte guxuar të vidhte orën e Bushit vetëm e vetëm të nxirrte shqiptarët jo hajdutë? Në qoftë se ju kujtohet, ishte vetë Presidenti Bush i cili deklaroi përpara mediave amerikane: Falenderoj mikun tim Balla, por orën e gjeta. Ajo, vazhdoi Presidenti Bush, nuk humbi kurrë. Dhe pyetja ime është: të jetë kaq altruist ky Sokol Balla, a të jetë kaq patriot?!
Ardian Klosi, ky kolos i historisë e i përkthimit të literaturave të huaja, sidomos atyre që denigrojnë figurat kombëtare, është një tjetër analist që siç thotë edhe idhulli im Nietzsche: sa herë që e kujtoj më ndërpritet tretja e ushqimit në stomak, edhe pse Nietzsche e kishte fjalën për tjetër kënd, unë e kam padyshim për Klosin, i cili, i mundësuar nga disa media, na del të na tregojë ne shqiptarëve origjinën tonë. Ishte Skënderbeu i gjeniut O. Shmit, i përkthyer nga zotëria në fjalë i cili ngjalli shumë debate në qarqet intelektuale shqiptare. Është fatkeqësi ta marrësh kaq seriozisht Klosin kur Skënderbeun e bën serb, por më fatkeqësi është kur informohesh që klosa të tillë paskemi si tepër thua ta këtë bërë për fitime ekonomike? Thua ta ketë shitur fundshpinën kaq lirë duke mohuar një komb të tërë ? Nuk di çtë them. Di vetëm një gjë: që veprime të tilla si këto të Klosit & Company nuk janë më pak të rrezikshëm se një gjenocid i mirëfilltë mbi një popullatë të pafajshme. Si thoni ju z. Klosi, është e ndershme të ushqehesh me bukën e shqiptarëve dhe te bësh davanë e serbëve a të grekëve?
Fatos Lubonja, intelektual shumë i zoti, koherent, largpamës por me një defekt të trashëguar: i pjekur në hijeKy analist, thjesht për të dalë mbi ujë si tapa e shishes, mbështet Klosin dhe Shmitin duke u bashkëzvarritur me teorinë dritëshkurtër se Ne Shqiptarët nuk kemi nevojë tashmë për mitizim të figurave kombëtare, sepse jemi duke hyrë në Bashkimin Evropian, aty nuk lejohen gjëra të tilla paçka se evropianët figurat e tyre kombëtare i hyjnizojnë përditë e më shumë. Sa kot! Sa keq më vjen për ju z. Lubonja kur kacavirreni pas klosrave! Mësojeni zoti Lubonja sot se rilindasit tanë që ju as që e cekni 10 %-shin e tyre, nuk ishin trushkulur që morën një Skënderbe të gjatë, ta zëmë, 1 metër e 70 cm, dhe e bënë 2m e ca, nuk ishin të cekët si ju që i vunë në dorë heroit kombëtar një shpatë disa kilogramëshe. Madje edhe historianët më të mëdhenj evropianë nuk janë të cekët sa ju që e konsiderojnë Skënderbeun hero të tyre, por si shqiptarë. A e dini pse e zmadhuan heroin kombëtar rilindadit tanë z. Lubonja? Po jua them unë. Sepse donin të ngjallnin ndjenjën kombëtare, tju thonin shqiptarëve që ju vleni, ju jeni, ju ekzistonie pra për këtë e bënë. Prandaj u quajt edhe rilindje kombëtare, rilindje që edhe sot në shekullin e superteknologjisë, Ne shqiptarët e kemi të nevojshme madje të domosdoshme sidomos kur endemi ndërmjet dilemës që ju ushqeni: jemi a nuk jemi shqiptarë? Po ty mor zoti Lubonja ku të shpie mushka kur thua se mitizimi i figurave kombëtare qenka dëm dhe i tepruar?! Po kë dëmton a i zi, mos vallë shtëpinë tënde? I kujt është Skënderbeu zoti Lubonja? Mos vallë e ke kushuririn e gjyshit? Kisha besim tek ju zoti Lubonja, sidomos nga dita që dolët në diell, por më keni zhgënjyer shumë e bashkë me mua ke zhgënjyer miliona shqiptarëtë lutem, më mirë hesht sepse është më e ndershme kur nuk di e nuk flet sesa kur flet e thua marrëzira... Mësoje sot, nëse nuk e di, z.Lubonja se figurat kombëtare janë energjia e çështjes shqiptare e cila ende nuk është zgjidhur, por as që pretendohet të zgjidhet kur ne vrasim vetveten.harroje! Në qoftë se nuk ke vision ta kuptosh a të bashkëpunosh, të lutem rri në hije, aty ku je mësuar, maksimumin që mund të bësh, në këto kushte, është të mos na pengoshVepro si Mustafa Nano që edhe pse ka mundësi të ndihmojë thotë: nuk më intereson kombi. Pra, merr mësim nga kolegu yt, ai është transparent. Faleminderit për mirëkuptimin z. Lubonja!
Ja pra, kjo është elita e analizës dhe e disa mediave shqiptare. Kjo është shtresa e intelektualëve që edukojnë brezin e ri të mos dojë kombin, bashkëkombësit, kulturën, artin dhe gjithçka shqiptare. Ata, dalin me teorinë se Bashkimi Evropian a globalizimi janë zgjidhjet më ideale ku ne shqiptarët do të hamë me lugë të florinjtë. Këto ide a veprime të qëllimshme (për keq) janë destruktive dhe antikombëtare. Evropa është bashkim vlerash dhe jo bashkim mazokistësh. Evropa është bashkim komb-shtetesh e jo konglomeratesh. Evropa e bazon forcën e saj ekonomiko-politike te fuqia e tregut të vlerave origjinale, qofshin këto ekonomike, politike e kulturore, por gjithnjë mbi bazën e së veçantës, mbi bazën e ruajtjes së karakteristikave në i