Riardhja e Tosit
Nga Minella ALEKSI
Dy tre javë para intervistës së z. Nano në Opinion u shfaqën në shtyp njoftimet se
ish kryeministri u rikthye në sallonet e politikës dhe se priteshin lëvizje aktive
të tij me synime të caktuara. Njohja me këtë fakt më nxiti që të mendoja me një farë
interesi variantet e qëndrimeve që mund të manifestonte ish kryetari socialist ndaj
PS-së përgjatë intervistës në Opinion.
Kështu me vetëdije e vura veten në pozicionin e një qëndrimi dashamirës ndaj kësaj
ardhjeje të tij pasi i shtohet një mundësi faktorit politik shqiptar për gjenerim
idesh përparuese. Në ndonjë moment kisha edhe nota keqardhjeje ndaj atij duke e
shikuar si një lloj viktime të mënjanuar nga bashkëpunëtorët e mëparshëm. Por
pikësëpari prisja të dëgjoja gjykime të arsyetuara nga një politikan i cili vinte me
një barrë eksperience ulje ngritjesh dhe me kohën e mjaftueshme autogjykuese të katër
viteve të fundit larg politikës aktive. Këto katër vite do i kishin qenë të
mjaftueshme për të parë ndodhitë e politikës nga një këndvështrim i ftohët, pa
pasionet e vrullit të aktivitetit ditor e mbi të gjitha i pajisur tashmë edhe me
maturinë e eksperiencës së kaluar, të rishikuar nga një moshë më e rritur. Edhe në
prezantimin e Fevziut, për Atë nuk mungoi përcaktimi lideri historik i PS. Më
shijojnë shumë djegëse të tilla përcaktime në shoqërinë tonë për njerëz që i veshim me
aureolën e idhullit kur akoma janë në atë gjendjen e atij leshit të palarë, duke
mos pritur derisa të kalojë provën e kohës. Kjo gjë është manifestim i një
mentaliteti anakronik dhe ne vazhdojmë të jetojmë anakronizmin tonë në kohën e
internetit dhe botës së hapur. Ne jemi vend kaq i vogël sa përcaktime të tilla si
Qytetari numër Një i vendit, lideri historik i PD-së apo PS-së, prijësi heroik i
proceseve demokratike, Kryetar Nderi Asambleje i PR-së, etj, tingëllojnë si
tentativa ngrefosëse të një trupvogli në përpjekje për kopjim të manierave
ekstravagante të të mëdhenjve. Në këtë moment të fillimit të intervistës prisja
ndërhyrjen e mençur të Nanos me refuzim elokuent të këtij përcaktori si lider
historik i PS- së, por ai e mungoi këtë shans. Madje tërë shtjellimi i mëtejshëm i
bisedës kishte një strumbullar, PS-ja e këtyre katër viteve skishte memorie politike dhe injoronte eksperiencën e qeverisjes për vitet kur situatat ishin në dorën e Nanos.I mikluar
dhe rënë pre e këtij përcaktori si lider historik, Nano çdo gjë që zhvillohet dhe
projektohet për të ardhmen por që nuk ka firmën dhe autorësinë e tij e shikon dhe
përflet, deri e pengon si diçka që nuk ka perspektivë. Një vetësiguri që
manifestonte Nano në mënyrën e të folurit nuk shkonte me rrjedhën e argumenteve që
parashtronte. Nën fraza standarde të mjaftpërsëritura linte dukshëm të nënkuptohej
se gjatë mbretërimit të tij në PS vetëm mbarësia ishte vjelë në kopshtet e
shoqërisë shqiptare dhe brenda familjes së socialistëve. Asnjë notë vetëgjykimi
modest për mungesat që sollën socialistët gjatë qeverisjes së tyre dhe perspektivat
e fronteve të munguara të punës, nepotizmin, lulëzimin e korrupsionit,etj etj.
A ka Nano zona të errëta në spektrin kohor të qenies së tij kryetar i PS-së?
Padyshim që ka dhe me pasoja të ndjeshme e të prekshme për shoqërinë. A ka Rama
gjithashtu zona të errëta në aktivitetin drejtues? Padyshim dhe këto janë evidente.
A ishte moment i duhur që mund të ndihmohej familja socialiste e Nanos në
ecurinë drejt zgjedhjeve me këtë qëndrim të tij gjatë intervistës të kërkuar
posaçërisht 40 ditë para zgjedhjeve? Dukej sikur kish pritur pikërisht 40 ditëshin e
pirjes së kafes së theqafjes së PS për kënaqësinë e tij. Kaq dhimbje dhe përgjërim
shfaqi gjatë intervistës për familjen socialiste sa natyrshëm lind pyetja. Gjatë
këtyre katër viteve të PS-së në opozitë sa herë u impenjua me kontribut praktik në
forumet e partisë së tij dhe sa fort apo me nerv preokupues e dëgjuan shqiptarët
fjalën e tij në Kuvend? Nga një anë liderët tanë parapëlqejnë qenien liderë
historikë dhe nga ana tjetër na konsiderojnë aq naivë e miopë sa shprehen si Nano që, këto katër vjet në mungesë të kontakteve me lidershipin socialist i paska mbajtur
lidhjet e ngushta me socialistët e thjeshtë që e paskan shumë për zemër. Cinik në
qëndrimin e tij shpjegues Nano injoron të ardhurit rishtas në PS dhe na thotë se,
ata të vërtetët me Atë në krye janë lënë qëllimisht në harresë dhe mospërfillur. Me
siguri që te socialistët e vërtetë llogarit ata të cilët i përdhosi si qypa bosh,
lavatriçe politike, ministra lolo grash qejflie, e plot nofka të tjera dhe që, me
këta nofkaxhinj formonte qeverira e qeveriste derisa nuk e kërcënonte ndonjë grusht
shteti. Dhe i japin të drejtë disa analistë Berishës që u shpreh me nota humori të zi kur
Nanua u kërcënua nga grushti i shtetit. Topalli deshte ta frenonte pak Berishën
sipas porosisë që kish marrë nga qendra dhe i tha: Nano ka ushtrinë dhe policinë me
vete dhe me autoritetin e kryetarit të Qeverisë që kërkon ruajtjen e rendit mund
edhe të na arrestojë. Kryetari me emrin e madh Doktor, emër që e preferon edhe në
raste protokolli, u mendua një çast dhe, me lëvizjen e dorës që jepte siguri
shqiptoi: Që të arrestosh një kryetar opozite, duhet të mos dashurosh alkoolin dhe,
mos harroni, kur njeriut i shtohet salltaneti i largohet burrëria dhe urtësia,
thoshte baba jem për të tilla raste. Burrëria është si shkrepësja; hyn në punë vetëm
një herë.
U përpoq Nano të bënte vizionarin, sikurse donte të dukej rrufjan dhe kodosh i
kulisave të politikës. Në shijen time tingëllon shumë fals me batutat e sforcuara që, i sjell për të qenë si imitues i ndonjë burri shteti Italian duke pasur staturën e një në/punësi
burokrat zyrash. Duke njohur psikologjinë e vulgut të rrugëve bëri rolin e garipit
por ishte larg rolit aktorial të politikanit modern që donte të luante në skenën e
intervistës. Për të mos thënë atë shprehjen popullore, shan i dhj po e
karakterizoj me domethënien e proverbës: kush e ka çatinë prej qelqi nuk duhet të
hedhë gurë te çatia e komshiut. U shfaq tej mase afër vulgut kur përcaktoi të birin
si i biri i të atit, por nuk besoj se do e mohonte me aq gojën plot për veten e vet
në raport me para ardhësin e tij biologjik. Është më mirë të heshtësh duke dhënë
përshtypjen se nuk je keqdashës sesa të flasësh dhe të heqësh çdo dyshim për këtë.
Në të njëjtën mënyrë sikurse grupi elektoral i Berishës në zgjedhjet e mëparshme që
ekspozoi fotot nudo të Ramës, me të njëjtën skemë veproi Nanua aktualisht me Ramën.
Por çuditërisht mbas fotove Ramës iu rrit përkrahja dhe kreditet nga socialistët. I
papritur ky reagim i socialistëve për kampin e djathtë, që e ka tmerr Ramën deri në
obsesion. Socialistët e trajtuan momentin e nudove si një diabolizëm i skajshëm i
Berishës, si një perversitet më shumë i tij i cili, më shumë humbi pikë me fotot
sesa fitoi. Efekti i kundërt që provokuan fotot e Ramës mbi Berishën dhe skuthët e
ekipit të tij është i njëjtë me efektin bumerang që do vjelë Nano më tej me
zbrazjen e gjithë helmit të grumbulluar ndaj Ramës sepse ky paska lënë në harresë
liderin historik katër vitet e qenies kryetar i PS-së.
Duke iu gëzuar pastrimit të Tiranës nga llumrat e grumbulluara nga qeverisja e
PD-së, socialistët vepruan me Ramën si ai njeriu që, më mirë i kënaqet një
trëndafili në duar sesa të merret me ekzaminimin e rrënjëve të tij.
Lëvizja gjithënxirëse e Nanos me intervistën në Opinion funksionoi si një tentativë
e hapur për të mbështetur në këto zgjedhje kundërshtarët e familjes së tij të shtrenjtë socialiste. Gjatë këtyre katër vjetësh në heshtje, kur pritej reflektim politik maturor prej këtij personazhi historik të mediave, ai mungoi rastin e dhënies së një mësimi të madh. Kontribut shoqëror liderët tanë japin v