Shqipëria dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për hapësirën ajërore

Olldashi: Marrëveshja, dëshmi e vullnetit të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, për të bashkëpunuar me hapa të shpejta në çdo drejtim është nënshkruar në Prishtinë, nga ministri Olldashi dhe homologu i tij kosovarë Limaj, memorandumi i mirëkuptimit në lidhje me rolin e mundshëm të Shqipërisë për të qënë pjesë e zgjidhjes për hapësirën ajrore të Kosovës. Gjatë këtij takimi, Limaj dhe Olldashi biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe në vecanti midis dy ministrive. Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua edhe midis përfaqësuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Shqipërisë. Në konferencën për media, kreu i MTPT-së, z. Limaj, e falenderoi homologun e tij Olldashi për vizitën e tij në Kosovë dhe u shpreh se me z. Olldashi, kanë biseduar për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, në fushën e transportit dhe telekomunikacionit, në drejtim të thellimit të mëtejeshëm të këtij bashkëpunimit. Gjatë fjalës së tij, Z. Limaj duke falenderuar ministrin Olldashi dhe qeverinë e Shqipërisë për angazhimet dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vëndeve, theksoi se ky memorandum është tepër irëndësishëm për të dyja vendet. Ministri Olldashi duke falenderuar ministrin Limaj dhe stafin e tij për këtë bashkëpunim u shprehur se: “Besoj se ka qënë një bashkepunim shumë i frytshëm, gjatë këytre muajve të fundit kemi arritur në një sërë marrëveshjes. Kemi një marrëveshje për postat, tre marrëveshje në fushën e aviacionit civil dhe jemi në përfundim të një marrëveshje për trasportin rrugor e cila do të jetë shumë e dobishme për trasportuesit e dy vëndeve”. Kjo thekësoi Olldashi është dëshmi e vullnetit shumë të qartë që ekziston ndërmjet dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për të bashkëpunuar me hapa të shpejta në cdo drejtim. Ministritë tona kanë paur mundësi të japin shembulluj konkret në këtë drejtim dhe të arrijnë rezultate konkrete në këtë bashkëpunim, përfundoi ministri Olldashi....