E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria gjermane parashikon të investojë fuqishëm në projektet energjetike në Shqipëri

 
Kryeministri Berisha pret zv/Drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFë), z. Roland Siller
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me Zv/Drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim KFë, z. Roland Siller, shoqëruar nga Ambasadori gjerman në Tiranë, z. Bernd Borchard dhe përfaqësues të zyrës së KFë në Tiranë. Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen e konsiderueshme financiare që Qeveria gjermane i ka dhënë Shqipërisë, në kuadër të Bashkëpunimit Financiar të cilat zbatohen nga KFë, në sektorët prioritarë për vendin si; furnizimi me ujë dhe kanalizimet, energjetika dhe sektori ekonomik e financiar. Kryeministri theksoi se të gjitha projektet që po financohen nga KFë kanë gjetur një zbatim me efektivitet dhe në kohë në Shqipëri. Ndërkohë, Ambasadori gjerman Borchard theksoi se ndihma financiare e qeverisë gjermane, vetëm dy vitet e fundit, ka arritur në 120 mil Euro. Ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë me institucionet shqiptare në realizimin e këtyre investimeve. Dy projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, të cilat do të financohen së shpejti, janë; Linja unazore 110 kV në jug të Shqipërisë dhe Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë.Kryeministri Berisha theksoi se prioritetet shumë të rëndësishme për bashkëpunim në të ardhmen, mbeten ato në sektorin e furnizimit me ujë dhe energjetika, duke u ndalur veçanërisht në tre drejtime kryesore: eficencën e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, mbështetje për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, si dhe projekte të tjera për transmetimin e energjisë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›