E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja “Zgjohu” ironizon nëpërmjet një “ankandi” korrupsionin pa takt të Edvin Ramës

Përfaqësuesit e lëvizjes qytetare “Zgjohu”, denoncojnë praktikat korruptive nëpërmjet standardeve të dyfishta që Edi Rama implementon për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, në parcelizimin e Tiranës.Lëvizja “Zgjohu” organizoi sot një protestë model ankandi, përpara Bashkisë së Tiranës, për standardet e dyfishta që Edvin Rama aplikon për shitjen e tokave në kryeqytetin shqiptar. Përfaqësuesit e lëvizjes “Zgjohu”, Redi Patushi dhe Zirkon Disha, në mënyrë figurative transmetuan mesazhin e këtyre dy standardeve si, shitja e aseteve publike dhe shitja e trojeve, njëra me 99 euro për miqtë e kryetarit dhe deputetët e partisë dhe tjetra çmimin 1600 euro/m2. Dy karriget simbolizuan standardet e dyfishta, podiumi i ankandit në mesin e dy tabelave të mbuluara me perde të zeza ashtu si dhe interesat dhe marrëveshjet e përfshira në këtë institucion. Zbulimi i dy tabelave pasqyronte disa nga faktet e sjella nga lëvizja “Zgjohu” gjatë vitit 2009. Firmat dhe Ateljetë që kanë përfituar në konflikte të qarta interesi, lejet e ndërtimit dhënë Delijorgjit, Lejet e Ndërtimit të dhëna Biznes-Deputetëve të Partisë Socialiste. Në vijim të shembujve të sjellë të politikës së dopjo-standardeve, Lëvizja “Zgjohu” kishte ekstratuar vizionin e paraqitur në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, ku dy përfaqësuesit e saj e paraqitën duke e vënë përballë realitetit. Aty thuhej: “Për një Tiranë të bashkëjetesës qytetare, për një Tiranë të shanseve të barabarta, (ku vetëm shanse të barabarta nuk ka) për individin e çfarëdo bindjeje politike (ku leje ndërtimi marrin vetëm Biznes-Deputetët e Partisë) e përkatësie krahinore, për një Tiranë, ku ligjin duhet ta bëjë fryma e Kushtetutës së Republikës sonë (ku ligjin e bën arroganca e kryetarit) dhe jo arroganca e klaneve politike, për një Tiranë, ku të dobëtit nuk duhet të ndihen të pambrojtur (dhe janë të kërcënuar  çdo ditë nga të FORTëT)dhe të fortët nuk mund të lihen jashtë kontrollit, për një Tiranë, ku pushteti të jetë i qytetarëve (dhe ndërkohë është i një grupimi Oligarkësh) dhe qyteti të jetë i të gjithëveTë bindur qe kjo është vetëm maja e Aisbergut të kryetarit të Bashkisë, Lëvizja “Zgjohu” uroi qytetarët e Tiranës për Festat e Fundvitit duke premtuar që në vitin 2010 do jetë më pranë tyre!...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›