Analiza e “EU Observer”, rrjeti mediatik i Iniciativës Evropiane për Stabilitet
“Shqipëria ka bërë hapa sinjifikativë në drejtim të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së
Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Hercegovina, që synojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, kanë bërë progresin e duhur për t’u futur në listën e bardhë të Shengenit. Kështu shkruante dje gazeta on-line “EU Observer”, rrjeti mediatik i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, në komentin e saj në faqen e internetit. Gazeta shkruan se që prej vitit të shkuar këto
5 vende të rajonit, shkruan gazeta kanë kryer reforma thelbësore në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm, ato kanë paraqitur pasaportat biometrike, modernizuar rrjetin e pikave kufitare dhe kanë rritur bashkëpunimin me Europolin, Interpolin dhe shërbime të tjera të policisë evropiane. Ndërsa mediat spekulojnë se në raportin e vet Komisioni Evropian mund të rekomandojë liberalizimin e vizave vetëm me Maqedoninë dhe Serbinë, gazeta i kujton ministrave të Jashtëm Evropianë, se ndonëse Shqipëria duhet të vazhdojë reformat për të arritur perspektivën evropiane, Bashkimi Evropian duhet nga ana tjetër të vlerësojë dhe shpërblejë progresin e saj. Shqipëria, shton më tej gazeta, duhet të futet në listën e bardhë të Shengenit edhe simbolikisht, për t’u vlerësuar ndershmërisht kështu për punën e bërë. Çdo vonesë në këtë proces, sipas gazetës do të vinte në dyshim kredibilitetin e bllokut. “EU Observer”, vëren se kushtet e vendosura në udhërrëfyesin e Komisionit Evropian janë plotësuar, por që ato të realizohen plotësisht duhet një shpërblim i qartë bazuar në meritat e secilit vend. Kështu duke u ofruar këtyre vendeve perspektivën evropiane, Bashkimi Evropian krijon një terren të sigurt e reformator që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pra hapi më logjik që Komisioni Evropian duhet të ndjekë është t’u japë dorën të gjitha vendeve të Ballkanit. Kjo do të ishte në përfitimin e të dy palëve. Evropa ka nevojë për një Ballkan të sigurt reformator e me këto reformat ë 5 vendet janë kthyer në një surprizë të vërtetë për të gjithë kontinentin.
...